Pas një debati në familje burri ka dhunuar dhe ka hedhur gruan shtatzënë nga shkallët. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit në rrugën “Ali Demi”.
Rezart Zani pasi e ka dhunuar bashkëshorten tij A.SH 39 vjeç, e ka shtyrë nga shkallët duke i shkaktuar disa fraktura.
Policia e Tiranës ka arrestuar Rezart Zanin i cili në dëshminë që ka dhënë para uniformave blu u shpreh se e dhunoi bashkëshorten pasi humbi kontrollin.
Rezart Zani u shfaq i penduar para oficerëve të policisë për veprimin që kishte bërë, duke thënë se kishte konsumuar alkool dhe nuk e mban mend të gjithë ngjarjen.
“Nuk doja të dhunoja gruan, jam shumë i tronditur” mësohet të ketë thënë 40 vjecari që dhunoi bashkëshorten e tij si dhe e shtyu atë nga shkallët.
Ai akuzohet për dhunë në familje. Ndërkohë 39-vjeçarja në muajin e 4 të shtatzënisë bashkë me fëmijën e saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com