Burrneshat shqiptare
transformimi si mjet barazie

Burrneshat shqiptare<br />transformimi si mjet barazie
Në një nga shoqëritë më patriarkale në botë, disa femra betohen me beqari të përjetshme dhe jetojnë si meshkuj për të fituar të drejtat civile. Fillon artikulli i Revistës Kanadeze Chatelaine mbi ndryshimet gjinore në kulturën shqiptare.

I përulur, me flokë të shkurtra dhe i veshur me një këmishë me kuadrate e pantallona me pala, Hakije Shehi qëndron ulur në një lulishte në mes të barit të gjatë deri në gjunjë, dhe pi duanin litar. Ai duket si një i moshuar çfarëdo në fshatin e tij të vogël në Shqipëri, por një e vëzhguar më e hollësishme tregon dicka jashtë normales.

Hakija ka lindur femër në një fshat të vogël pran Kukësit, në rrafshnaltat e Shqipërisë. Ajo ka jetuar gjithmonë si një mashkull, gjë që nuk habit asnjë person në këtë zonë. Në këtë krahinë të izoluar vendasit janë mësuar të me pamjen e këtyre pleqve të çuditshëm. Këtu femrat kanë marrë identitetin social të gjinisë tjetër në këmbim të privilegjeve që i përkasin meshkujve: Pronësia e tokave, jeta indipendente, puna dhe pirja në lokale. Por Hakija dhe të tjerë si ajo janë fundi i një historie traditash patriarkale 600 vjecare të gjatë, që po vdesë me përballjen me modernizimin. Ka më pak se 20 virgjëresha të betuara, sic njihen ndryshe, të mbetura në vend.

Qamile Stema, 92 vjece, është më e vjetra e grupit. Babai i saj vdiq kur ajo ishte ende e vogël dhe pa një mashkull në shtëpi, mamaja e saj nuk kishte mundësi të rriste 9 motrat e Qamiles. “Ajo donte të më martonte mua” shprehet Qamilja. “Ndërsa unë vendosa të bëhesha burri i shtëpisë.” Ajo vari fustanin e saj në gozhdë dhe veshi pantallonat e qeleshen për ti siguruar të ardhura familjes. Qamilja u kthye në një burrneshë.

“Të bëhesh një virgjëreshë e betuar nuk është një zgjedhje e lirë,” shpjegon etnologu Mark Tirta. “Vetëm dy arsye janë të pranueshme: Mungesa e burrit të shtëpisë dhe ndarja nga një martesë me mblesëri.” Në rastin e dytë, një vajzë që thyen lidhjen e saj martesore mund të nxisë një hakmarrje – e ndërmarrë nga mashkulli i refuzuar – gjë që mund të mënjanohet nëse vajza betohet me virgjëri të përjetshme. Vdekja e babait e lë familjen me femra në pamundësi për të trashëgojë tokat, duke qenë se një femër e pamartuar nuk ka identitet social. Në këtë rast një burrneshë mund të marri rolin e mashkullit. Nga ky transformim femra fiton të drejtën për të pirë alkol apo duhan, të veshë një orë, të dalë vetëm por edhe të vrasë dikë.

Shkurtan Hasanpapaj, 78 vjece, i referohet vetes së saj në gjininë mashkullore kur tregon një histori. Ajo mban mend të jetë kthyer në burrneshë për tu kujdesur për bagëtinë dhe ti binte fyellit. “Kur isha e vogël nuk dëshiroja të merrja urdhra nga asnjë” shprehet Shkurtania. Disa të tjera duket se kanë adaptuar traditat e tyre për të plotësuar nevoja të tjera. Sultana Bici, 62 vjece, u betua se nuk do martohej më me njeri, për të ndihmuar vëllanë e saj sakat. Për të treguar betimi e saj ajo vishet me të zeza nga koka te këmbët, por nuk ka hequr dorë nga fustanet e saj dhe nga flokët e gjata. “Meshkujt më kanë punësuar për të njëjtat punë që ata bënin dhe kjo më ka mjaftuar” thotë Sultana.

Barazia seksuale e sjellë nga komunizmi revolucionoi relacionet ndërmjet meshkujve dhe femrave. Sipas Shkurtanes, ndryshimi mund të përmblidhet në një fjalë të vetme: “Dashuri” deklaron ajo. “Në jetën time, dashuria romantike nuk ka ekzistuar, prandaj ishte më e lehtë për mua të merrja vendime. Sot një vajzë do çmendej nëse do hiqte dorë nga dashuria. Virgjëreshat e betuar janë në zhdukje” thotë Shkurtania. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi