AFRIKE- Republika e Burundit është shteti i radhës i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.
Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacollit nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit Laurent Kavakure, në kryeqytetin e këtij shteti, Bujumbura.
Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Siç njofton zyra e zëvendëskryeministrit Pacolli, njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se është thyer akulli tek këto vende, të cilat kultivojnë marrëdhënie të mira me vendet si Rusia, Kina dhe India që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu, në këtë pjesë të Afrikës, edhe lobimi serb është shumë i angazhuar veçanërisht në sferën ekonomike. Në kontekst të kësaj edhe angazhimi i fundit i zëvendëskryeministrit Pacolli në këtë pjesë ka qenë shumë intensiv, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit kosovar.
Gjatë turneut dy javor, Pacolli ka vizituar disa herë Zambinë, Burundin, Ruandën, Tanzaninë, Kenyan dhe Sudanin e Jugut.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com