Bushati: Berisha po bën
lobim për mbijetesën e tij

Bushati: Berisha po bën<br />lobim për mbijetesën e tij
TIRANE - Vendimi i qeverisë lidhur me shtimin e fondeve për lobimin e qeverisë në SHBA, ka sjellë dhe reagime nga ana e opozitës. Ditmir Bushati, kryetar i Komisionit Parlamentar të Integrimit, duke komentuar vendimin e Këshillit të Ministrave për përdorimin e 400 mijë dollarëve me destinacion lobimin nëpërmjet dy kompanive lobuese, e quan atë një përpjekje e Berishës për të mbajtur në këmbë pushtetin e tij të kalbur.

"Jemi përballë një fenomeni, që sa më shumë trash zullumet ky pushtet, të cilit po i afron fundi, aq më shumë shtohet kostoja për takspaguesit shqiptarë. Sali Berisha duket qartë që është i vetmi Kryeministër në NATO dhe Europë që i ka vendosur një çmim antiamerikanizmit të tij, sentimenteve të tija antiperëndimore dhe këtë çmim për fat të keq do ta paguajnë taksapaguesit shqiptarë", thotë Bushati.

Ndër të tjera, Bushati shprehet se ky veprim është një tejkalim i kompetencave të Ministrisë së zonjës Majlinda Bregu. "Jemi në kushtet e paradokseve, kur një Ministri jashtë fushës së kompetencave dhe përgjegjësive propozon 400 mijë dollarë që t'i jepen Kryeministrit për lobim në SHBA, që do të ekzekutohen nga Ministria e Financave.

Jemi në kushtet e antikushtetutshmërisë sepse ky vendim duhet që të publikohej menjëherë në Fletoren Zyrtare, duke qenë se i ka prodhuar pasojat e tij të menjëhershme. Dhe jemi pak ditë pasi përfaqësuesi më i lartë i SHBA-ve në Tiranë, e tha shkoqur që kjo Qeveri po e fut vendin në një kurs përplasje me perëndimin dhe SHBA-në", tha Bushati.

Sakaq Ditmir Bushati në emër të opozitës jep pikëpamjen e tij në lidhje me deklarimin e një ditë më parë nga Durrësi të Kryeministrit Berisha se ai do të hiqte vizat me SHBA. "SHBA ia ka hequr vizën Sali Berishës dhe Sali Berisha nuk mund t'u premtojë dot shqiptarëve heqjen e regjimit të vizave me SHBA-në", tha Bushati.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën