'Familja e Zemrës' është një nismë e ndërmarrë “Në Zemër të Tiranës” nga deputeti i PS, Ervin Bushati, e cila iu vjen në ndihmë familjeve në nevojë të njësisë bashkiake nr. 8, aty ku edhe Bushati ushtron mandatin si deputet. Gjatë një lidhje me skype deputeti i PS-së Bushati thotë se në këtë njësi janë ndihmuar afro 190 familje.
’’Një situatë e tillë ka vënë në test të gjithë shoqërinë dhe politikën, duhet të ndihmojmë të gjithë ato që kanë nevojë, hallkën me të dobët, pensionistët, të papunët, etj. Tek të gjitha njësitë e Tiranës ka iniciativa të tilla që iu vijnë në ndihmë qytetarëve. Ne kemi edhe dy vullnetare të huaja që I janë bashkuar nismës, njëra është franceze dhe tjetra spanjolle. Kanë ardhur pothuajse çdo ditë për të shpërndarë ndihma tek njësia 8.
Ne mund t’ja dalim nëse funksionojmë si shoqëri dhe qëndrojmë bashkë. Nëse të gjithë respektojnë masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e koronavirusit, ne do mund ta kalojmë pa pasoja të mëdha. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë politikës që të bëhen bashkë, sot është koha për tu bashkuar. I bëj thirrje edhe kryetari të opozitës Lulëzim Bashës i cili jeton në një lagje me mua, të bashkohet dhe të shpërndajë ndihma me ne’’.
Po perse e fo kalamonin apo te beje cicin avllise nga Shkolle e Kuqe
Përgjigju