Bushati:Linja e Interkonjeksionit
mollë sherri me Gjermaninë

Bushati:Linja e Interkonjeksionit<br />mollë sherri me Gjermaninë
TIRANE- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me refuzimin e statusit të vendit kandidat për në BE duke pohuar se pretendimet e spastrimeve në administratë nuk kanë as një bazë, sidomos në digasterin që Bushati drejton. Gjatë një seace dëgjimore të zhvilluar dje në Komisionin e Jashtëm në Kuvned ku ministri Ditmir Bushati po raportonte për buxhetin vjetor të vitit 2013, ai theksoi se akuzat e ngritura nga opozita se refuzimi i statusit erdhi për shkak të spastrimeve që janë bërë në administratën publike janë të pavërteta dhe se në Ministrinë e Punëve të Jashtme është bërë një shkurtim prej 45 punonjësish për shkak të ristrukturimit të institucionit.

Duke iu kundërpërgjigjur demokratëve, Bushati nuk la pa akuzuar edhe Ish-ministrat e jashtëm në kohën e qeverisjes Berisha si Lulzim Basha dhe Aldo Bumçi. Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, në kohën kur Ministrinë e Jashtme e drejtonte Lulzim Basha, janë bërë emërime të pa ligjshme në ambasadat shqiptare. "Në dallim nga kryetari juaj i cila ka raportin më negativ të ministrave të punëve të jashtëm për sa i përket emërimeve. Ju zoti Bumçi të paktën nuk keni abuzuar sa ka abuzuar zoti Basha. Për këtë të paktën keni vendosur një standardë pak më etik sesa kryetari juaj" tha Bushati.

Akuzat për statusin
Pavarësisht se nuk ishte në rendin e ditës, çështja e refuzimit të statusit të vendit kandidat u bë objekt i debatit ndërmjet kreut të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati dhe paraardhësit të tij Aldo Bumçi. Sipas Bumçit, qeveria dështoi në krijimin e një vizioni të qartë dhe se nuk arriti që të krijonte një transparecë të qartë për Bashkimin Europian duke pohuar se kjo ishte çështja më sensitive për ndërkombëtarët, duke shtuar se kjo gjë mund të bëhej nëpërmjet një lobimi të fortë tek ndërkombëtarët. "Ne dështuam në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Dhe në këto 3 muaj numri i vendeve kundër u rrit, numri i vendeve aktive që na mbështesin ra. Ne pamë që ministri i Jashtëm nuk kishte as strategji, as vizion për të mbështetur Shqipërinë. Tha që Ministria e Jashtme nuk është agjenci lobimi. Në fakt është agjencia e lobimit të interesave të Shqipërisë. Nuk mund të vish në një moment që ke dështuar për statusin dhe të flasësh për çështje të tjera emërimesh, kontratash”,- theksoi Bumçi.

Në kundërpërgjigje ministri Bushati theksoi se sekpticizmi ndaj Shqipërisë erdhi për arsye të qeverisjes së shkuar e cila nuk kishte lënë një mendim të mirë tek ndërkombëtarët. “Është mirë që ti thoni shqiptarëve se pse emëruat personazhin e famshëm të Duty Free-së, këshilltaren tuaj për ta pajisur me pasaportë diplomatike, kur e dinit fare mirë që Duty Free-ja e Rinasit dhe linja e interkonjuksionit të lartë ishte molla e sherrit me qeverinë gjermane”, theksoi Bushati
 
 Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK