TIRANË- Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ishte i ftuar sot nga Komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme (AFET) për të shkëmbyer mendime me eurodeputetë dhe deputetë të parlamenteve të vendeve anëtare mbi politikën e zgjerimit të BE-së në përgjithësi dhe, në mënyrë të veçantë, mbi ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë. Të ftuar në takim ishin edhe ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të rajonit.
Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi se politika e zgjerimit e BE-së është një instrument që nxit modernizimin, demokratizimin dhe stabilitetin e vendeve të rajonit.
Ministri Bushati merr pjesë në Komisionin e Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme (AFET)
Pasi foli për ecurinë e reformave në vend, veçanërisht të atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ai nënvizoi se perspektiva e anëtarësimit ka një impakt të rëndësishëm transformues politik, ekonomik, social dhe kulturor në të gjitha vendet e rajonit dhe ngre një bazë të shëndoshë për bashkëpunimin mes tyre.
Gjithashtu në fjalën e tij në AFET, Ministri Bushati vuri theksin tek bindja e Shqipërisë se "negociatat e anëtarësimit do të përbejnë një mundësi për fokusim më të mirë, në përmbushje të reformave të sundimit të së drejtës nëpërmjet hapjes së kapitujve 23 dhe 24".

Ministri Bushati nënvizoi gjithashtu dhe rolin konstruktiv të politikës së jashtme shqiptare, sidomos në rajon, rol ky i vlerësuar dhe në progres raportin e fundit për Shqipërinë. /ATSH/
/Shqiptarja.com