Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati i ftuar në studion e Report Tv përballë gazetarit Andi Kapxhiu ka folur rreth projektligjit për importin e mbetjeve.
Bushati është shprehur se nuk mund të ketë moratorium të përjetshëm dhe se problemi i mbetjeve duhet të zgjidhet. Sipas tij në ndryshim nga 3 vite më parë konteksti ka ndryshuar dhe sistemi i monitorimit dhe zbatimit të ligjit është më i fortë.
Bushati nënvizon se asnjë lëndë e dëmshme nuk do të importohet dhe se asnjë produkt nuk do të asgjësohet. Çdo material do të riciklohet dhe do të jetë i gatshëm për eksport në vendet evropiane.
Ai është shprehur se populli, ekonomia vendase dhe bizneset ricikluese do të përfitojnë nga ky projekt i cili pritet të kalojë në kuvend të enjten.
Çfarë ka ndryshuar që rikthehet ky ligj?
Një qeveri nuk mund të ecë vetëm me moratorium sepse nuk do të funksiononte më shteti. Nuk mund të vazhdojë zgjidhja e problemit në mënyrë permanente. Konteksti ka ndryshuar, zbatimi i ligjit është më i fortë, gjendja e doganave ka ndryshuar. Sistemi i monitorimit dhe zbatimit të ligjit është më i fortë tani se 3 vite më përpara.
Ligji akoma nuk ka kaluar në komision. Ka pasur një diskutim dhe dëgjesa nga grupe të ndryshme të interesit dhe do të ketë ndryshime. Të sjellësh këtë ligj nuk të bën shumë popullor. Ndërkohë që ekologjistët thonë jo për gjithçka duhet që dikush të sjellë zgjidhje. Ne mendojmë që kemi prekur një nerv që dhemb por që duhet trajtuar për të pasur një shoqëri më të pastër.
Flitet për mbi 200 milionë euro investime që do mund t’i shtonte ekonomisë shqiptare shumë të ardhura nëse investohet. Pasojat janë hipotetike por patjetër që do të punësoheshin shumë shqiptarë. Përveç kësaj firma shqiptare nesër do të mblidhte më shumë lëndë të riciklueshme. Ka vende nëpër botë që 80% e mbeturinave vendosen sërish në përdorim.
Cilat janë mendimet për këtë ligj dhe cili koleg i ka bërë?
Gjithmonë kemi diskutime me ide, konsulta dhe propozime konkrete. Një proces që nuk e zgjidhim dot duhet të jenë disa biznese që kanë edhe përfitime por që zhvillojnë edhe familjet shqiptare dhe zgjidhin problemin. Ky projektligj do të diskutohet prapë dhe do të ketë ndryshime të reja. Diskutimet janë më të gjëra se në grupin parlamentar dhe në komision.
Cilat janë llojet e mbetjeve që vijën në Shqipëri?
Nuk do të ketë mbetje të dëmshme. Është një listë me disa lloje. Vetëm sipërmarrjet që mund të riciklojnë do të importojnë mbeturina. Këto janë tërësisht të sigurta dhe të pastra. Ligji nuk parashikon asgjësim pasi të gjitha ato që vijnë do të riciklohen dhe eksportohen në Europë. Të enjten mund të kalojë në parlament si ligj.
Hafizi e cilësoi si tradhti ndaj shqiptarëve duke e lidhur me vendimin e 2013-ës, si e gjykoni?
Debati në PS është vlerë për shoqërinë shqiptare. Mendoj që shumica është e bindur që kemi një problem për të zgjidhur. Ne po përpiqemi të gjejmë rrugën më të mirë. Ne po i fusim duart në këtë plagë që dhemb me vetëdijen që i shërbejmë Shqipërisë. Të bësh sot dashnorin e pemëve dhe ekologjisë është shumë e thjeshtë por unë e marr këtë peshë pasi kjo është një gjë që shkon në të mirë të ekonomisë shqiptare dhe problemeve që kemi.
Ka mbi 6 muaj që po flitet për këtë zinxhir zgjidhjeje pozitive presim që në fillim të vitit të fillojmë të shohim efektet e para. Duhet punë dhe vullnet si dhe imponim që edhe ne si qytetarë të fillojmë të diferencojmë mbeturinat e riciklueshme.
/Shqiptarja.com

VIDEO