TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministers së Infrastrukturës, Belinda Balluku, sipas së cilit kanë dhënë tendera me vlerë 130 milion euro tendera të parafiksuar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, deputeti Helidon Bushati nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese thotë se kjo është një skemë e korrupsionit për të “qerasur” oligarkët.

ARRSH e Ballukut do të zhvillojë 7 tendera për ndërtimin e pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës, me vlerë 130 milion euro. Tenderat janë të parafiksuara si llokma në tryezën e oligarkëve, por faturën e paguajnë qytetarët shqiptarë përmes taksave të tyre, që rriten përditë.

Çdo llokmë tenderi të kësaj unaze 20 milion euro për kilometër futet në barkun e korrupsionit endemik të Edi Ramës që qeras oligarkët. Unaza e Korrupsionit të Edi Ramës do të denoncohet edhe më fort, me fakte e prova, për prokurorinë e paralizuar përballë korrupsionit që ka kapur shtetin”, njofton Bushati.