Bushati: U morën vendime për seli
diplomatike por s'u hapën kurrë

Bushati: U morën vendime për seli<br />diplomatike por s'u hapën kurrë
TIRANE- Në tetë vite qeveria e kaluar ka abuzuar jo vetëm me emërimet në ambasada por edhe pse janë marrë vendime për hapjen e selive diplomatike në vende të ndryshme të botës, ato nuk ekzistojnë.

Konstatimi është bërë publik nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në Komisionin e Politikave të Jashtme ndërsa diskutohej buxheti për ministrinë që ai përfaqëson.

Projektbuxheti 2014 parashikon per Ministrine e Jashtme, 3.1 % më shumë se sa buxheti 2013, te perkthyer ne 65 milione leke të reja.
 
AMBASADAT
Ndonëse të mbledhur në Komisionin e Jashëm për të diskutuar buxhetin për ministrinë e Jashtme kanë dalë në pah një sërë problemesh me të cilën po ballafaqohen ambasadat tona jashtë vendit . Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ka bërë me dije se ish qeveria ka abuzuar gjatë tete viteve jo vetëm me emërimet në ambasada por edhe me vendimet për hapjen e përfaqësive të reja në botë. 

"28.05.2012 vendim i Këshillit të Ministrave. Hapja e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Estoni. E firmosur. Ku është amabasada jonë në Estoni?  Hapja e ambasadës shqiptare në Norvegji. Ku është në Norvegji ambasada shqiptare? Hapja e amabasadës shqiptare në Republikën Islamike të Pakistanit. Ku ëhstë se unë nuk e di që të ekzistojë? Kjo Ministria e Punëve të Jashtme sikur të ketë një thes aty të madh që fut dorën secili dhe nxjerr nga një lodër për vete. Keni bërë emërime pas 23 qershorit dhe po ju them që kostoja e emërimeve tuaja deri tani është rreth 30 mijë euro. Ju z.Bumçi të paktën nuk keni abuzuar me emërimet sa ka abuzuar z.Basha".

AKUZAT PER STATUSIN
Debati ka shpërthyer kur opozita ka akuar qeverinë Rama, e konkretisht ministrin e Jashtëm për paaftësi për të lobuar për statusin e vendit kandidat 

"Ne dështuam në marrjen e statusit të vendit kandidat. Dhe në këto 3 muaj numri i vendeve kundër u rrit, numri i vendeve aktive që na mbështesin ra. Ne pamë që ministri i Jashtëm nuk kishte as strategji, as vizion për të mbështetur Shqipërinë. Tha që Ministria e Jashtme nuk është agjenci lobimi. Në fakt është agjencia e lobimit të interesave të Shqipërisë. Nuk mund të vish në një moment që ke dështuar për statusin dhe të flasësh për çështje të tjera emërimesh, kontratash"- tha Bumçi.

"Qëndrimi i BE është jashtëzakonisht i qartë. Nuk ka vende negative ndaj Shqipërisë. Ka vende të cilët për shkak të faktit që qeverisja juaj pati një trakrekord pozitiv për reformat dhe kryesisht për sundimin e së drejtës dhe sundimin e së drejtës së ekonomi, duan që të shikojnë nga Shqipëria hapa solidë përpara në këtë drejtim. E kam thënë kur kam qenë në opozitë dhe po e them prapë, që ne duhet ti japim këto hapa. Ne vazhdojmë prapë të operojmë me standarte të ndryshme. Se kur akuzohet një prej nesh ne mbajmë një qëndrim etik. Kur akuzohet një prej jush ju përdorni siglën, foltoren e PD për të akuzuar qeverinë, prokurorinë"- tha Bushati.

Ministri Bushati ka renditur po ashtu edhe vështirësitë që kanë përfaqësitë tona pranë NATO-s dhe OKB –së me nivelin e borxhit . 

"Ka përfaqësi të cilat nuk i shlyejnë dot detyrimet duke filluar ndoshta që nga viti 2010. Mënyra si është bërë planifikimi i buxhetit për shërbimin e jashtëm është jo në përputhje me mundësitë e shërbimit dhe nuk i përgjigjet në një mënyrë a një tjetër nevojave të kohës."- tha Bushati.

Me shtimin e buxhetit per vitin 2014 do të përfitojë për herë të parë edhe ministria e Jashtme e njohur ndër vite me një buxhet konstat.
 
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat