Busti i Kryeministrit të parë shqiptar, Sulejman Delvina ka marrë një pamje krejt tjetër.
Përshtatur me situatën e përhapjes së pandemisë së COVID-19, bustit i kanë vendosur një maskë kirurgjikale në shenjë solidarizimimi për të gjithë qytetarët.
Busti i vendosur në qendër të qytetit të tij të lindjes Delvinës është kthyer në shembull ndërgjegjësimi për qytetarët dhe të gjithë vendin.
Kujtojmë që edhe me monumentin “Djali dhe kali” në Kamëz kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.