Busti i Skënderbeut do vendoset në mes të parkut të Budapestit! Më 5 korrik ceremonia e inagurimit

Heroi ynë Kombëtar dhe një nga aleatët më të ngushtë të Hungarisë në luftimin e Perandorisë Osmane, Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të ketë një bust në mes të parkut qendror të Budapestit të Hungarisë. Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili shoqëron kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës në Hungari, tha se piedestali tashmë është ngritur në mes të parkut të gjelbëruar dhe se busti do të vendoset në një ceremoni inaugurimi më 5 korrik në Budapest. Busti është krijuar nga Agim Rada me kontributin e Bashkisë Tiranë dhe është një dhuratë për bashkinë e Budapestit.

“Do të vendosim bustin, janë dy iniciativa ku dhe mbretëresha Geraldinë do të ketë një monument tek Zogu i Parë te ministria e Drejtësisë. Për bustin e Skënderbeut është vendosur piedestali dhe inaugurimi do të bëhet më 5 korrik në Budapest”, tha Veliaj.

Vetë Rama tha se vendi i zgjedhur është shumë pikant dhe strategjik, ndërsa dha dhe idetë e tij artistike duke u kërkuar personave autorizues që të marrin leje në bashkinë e Budapestit që rrugica që të çon tek busti i Skënderbeut të krijohet një tapet mermeri kuq e zi për të krijuar atmosferën e duhur.

‘Vendi është shumë pikant, po mendoja të merrnit leje që të bënit një tapet kuq e zi që të çon te busti i Skënderbeut.  Është një vend shumë strategjik, shumë bukur”, tha Rama.

Marrëdhëniet shqiptari-hungareze janë vendosur që në kohën e Skënderbeut, i cili bë aleati më besnik i Janosh Huniadi, udhëheqësit të ushtrisë hungareze për të luftuar Perandorinë Osmane. Këto marrëdhënie kanë ardhur duke u forcuar deri në kohët e sotme moderne, ku bashkëpunimi tashmë është në fushën ekonomike, kulturore e shëndetësore.


Lajmi kryesor:

E para me një vend të BE/ Shqipëria dhe Hungaria, marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit! Orban: Mbështesim anëtarësimin në BE! Rama: Bashkëpunim në disa fusha


I.K/MC/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI