Buxheti/ Këshilltari i Metës kërkon fond për dixhitalizimin, Fino: Ju të Presidentit jeni të përkëdhelur, por nuk harxhoni as lekët

TIRANE-Në komisionin e Ligjeve sot ka qenë radha e Presidencës dhe institucioneve të tjera për ankesat që kanë për buxhetin e vitit 2020. Këshilltari i kreut të shtetit Petraq Milo u shpreh se ka dy vite që Presidencës që nuk i miratohet fondi për menaxhimin dixhital.

"Buxheti i këtij viti është 252.3 milionë lekë. Shpenzime për personel 123 milionë. Kërkesat tona plotësohen vetëm ka dy vite që nuk na miratohet fondi prej 36 milionë lekë për menaxhimin dixhital një projekt në Presidencë" tha Milo.

Ndërkohë që Bashkim Fino e konsideroi Presidencën si institucionin e përkëdhelur, por pranoi kërkesën për projektin e menaxhimit dixhital. "Ju jeni të përkëdhelurit e Financave keni shumë rritje buxhetore krahasuar me 2019. Ministria e Financave ka dhënë cdo vit për presidencën 6 milionë investime.

Zoti Milo keni 6 milionë lekë investime për 2019 dhe keni realizuar 1.6 milionë lekë. Gjynah që nuk ua japim institucioneve të tjera. E mbështesim këresën tuaj për projektin e dixhitalizimin, dhe besoj se që nga viti i ardhshëm duhet të japim të paktën 10 milionë. Buxheti i 2020 është i mjaftueshëm për Presidencën" tha ai.

"Investimet janë realizuar në 47%, gjithsesi ne kemi investime në proces dhe na rezulton që ky fond do të ezaurohet. Fundviti është me ngarkesë më të lartë dhe institucioni i presidencës do ta ezaurojë" e mbylli raportimin Milo. Mimoza Dhëmbi drejtoreshë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë tha se "Nëse projekti i presidencës është gati, ne pranojmë ta përfshijmë në ciklin e ardhshëm" duke e miratuar kërkesën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Avokati i Popullit kërkon rritje të buxhetit, Fino: Disa kërkesa i keni të drejta (VIDEO)

Avokati i Popullit kërkon rritje të buxhetit për vitin 2020. "Ne kërkojmë fonde shtesë. Buxheti u këtij viti ul fondin për pagat nga 90 milionë këtë vit në 86 milionë. Kjo ulje prek pagat e komisionerëve. Po ashtu kemi kërkuar fonde shtesë për shpenzimet operative, pasi ne zhvillojmë një sërë aktivitetesh. Kemi shkurtim fondesh në sektorin e investimeve, është e pajustifikueshme. Godina ka nevojë për riparime të vazhdueshme. Në rastin më të keq kërkojmë qe fondi i investimeve të shkojnë nga 2 milionë në 4 milionë. Kërkojmë mbështetje njerëzore. Kemi shtuar nevojën për një ndihmëskomisionerë, që të merret me të drejtat e njeriut" tha Fatbardh Zenelaj sekretar i përgjithshëm i Avokati i Popullit.

"Disa nga kërkesat tua janë të drejta. Nuk është e vërtetë që keni pasur mungesë fondesh por përsëri mendoj se duhet të japim 4 milionë dhe jo 2 milionë lekë investime.  Dhe mallra dhe shërbime të shkojnë në 16.5 milionë lekë" reagoi Fino. Komisioni i Ligjeve kërkoi që Avokatit të Popullit ti akordohet fondi i nevojshëm për organizimin e aktiviteteve me rastin e 20 vjetorit. Po ashtu ti akordohet shtesë 3.5 milionë lekë, 2 milionë investime dhe 1.5 milionë për mallra dhe shërbime". "Do shikojmë mundësinë për këto shtesa në buxhet" tha ministria e Financave.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi Roberd Gajda kishte disa shqetësime për projektbuxhetin që është parashikuar për këtë institucion për vitin 2020. "Është e palejueshme, por ka ulje nga 12 milionë është propozuar 11milionë për shpenzimet operative. Ka ulje në fondin e pagave dhe nuk e kuptojmë pse. Shqetësim i madh i është bërë një kërkesë MFE për një fond për të garantuar aksesueshmëri për personat me aftësi të kufizuara. Ne jemi në fazë prokurimi për këtë kërkesë por rrezikon të anulohet. Ky fond i kërkuar duhet të ishte pjesë e buxhetit 2020" tha Gajda.

Ndërsa Bashkim Fino theksoi se "Ju keni në buxhet 2020 keni 57 milionë lekë totalin e shpenzimeve. Vijmë tek pagat, nuk ka të drejtë ministria e financave që të mos parashikojë paga për punonjësit e miratuar nga kuvendi. Nga 41 milionë keni harxhuar 26 milionë lekë për paga dhe sigurime. Llogaritë bëjini vetë. Deri në 31 tetor 2019 këtë vit keni harxhuar 26 milionë pra shumë më pak se parashikimi. 11.1 milionë lekë ju keni realizuar deri në fund të tetorit vetëm 6.4 milionë për mallra dhe shërbime. Si do i harxhori për 2 muaj rreth 5 milionë lekë. Tani kritikat i kam për Ministrinë e Financave që prap ju ka dhënë shumë buxhet. Tek investimet e keni pasur 5 milionë lekë dhe keni realizuar 0.6 milionë. Por meqë jeni në procedurë prokurimi po ju besoj" tha ai.

Ora 11:28
KQZ-ja do lekë për furgonë, Fino: Po kërkon luks! Manja: S'po japim shpërblime (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i KQZ kërkoi nga relatori Bashkim Fino që në buxhetin e 2020 të shtohet fondi me 20.144 milionë lekë për blerjen e dy furgonave, shtesë për pagat pasi janë punësuar 71 punonjës, por edhe shtimin e një kati në godinën e saj. "Buxheti i vitit 2020 është i njëjtë me 2019" tha sekretari i përgjithshëm i KQZ. Por Fino i cilësoi kërkesa luksi. "Dy kërkesat për godinën dhe makinat janë kërkesa luksi". Ndërsa Manja e pasoi me ironinë "Ne nuk po japim shpërblime ky është buxheti i shtetit".

Ora 11:03
'Kontrolli i Pasurisë': S'kemi ankesa për buxhetin! Manja: Pse nuk sollët fletë lavdërimi? (VIDEO)

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë nuk kishte asnjë shqetësim për buxhetin, pasi i cilësoi të gjitha kërkesat të plotësuara. "Ky buxhet pasqyron të gjitha nevojat tona financiare. Buxheti i 2020 është 159 milionë. Nuk kemi asnjë ankesë pasi ky buxhet siguron 104 milionë për paga. 15 milionë sigurime" tha Flori Karaj përfaqësues i ILDKPKI. Ndërkohë që nuk mungoi ironi a kryetarit të komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja "Pse nuk sillni dhe një fletë lavdërimi me Ministrinë e Financave?"tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabo: 19/11/2019 11:42

    Hajde deputete hajde. Cirk jo shaka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë