Dhunuan zyrtarin e Partisë së Lirisë, lirohen nga burgu dy oficerët malazezë! Dëshmia e njërit prej tyre: Humbëm toruan sepse injoroi urdhrat tanë

Pasi u morën në pyetje mbi dhunimin që bënë ndaj Petraq Milos, policët kufitarë malazezë janë liruar nga komisariati. Për herë të parë Dragan Shqekiç, efektiv i pikës kufitare në Malin e Zi i cili u shfaq në pamje teksa dhunonte Milon, tha se ka qenë injorimi i anëtarit të Partisë së Lirisë, që i shtyu drejt akteve të dhunës.

 “Humba toruan atë ditë për shkak të injorimit të vazhdueshëm të urdhrave që unë dhe kolegët e mi i dhamë shtetasit shqiptar”-tha oficeri malazez.

“Vijesti” shkruan se pas marrjes në pyetje, efektivët Shqekiç dhe Boljeviç janë liruar nga burgu dhe hetimi ndaj tyre do të vijojë në gjendje të lirë. Gjatë seancës dëgjimore në ODT Ulqin, dhjetëra kolegë të tyre u mblodhën para asaj objekti, në mbështetje të dy policëve kufitarë.

Përveç prokurorisë, hetimin për këtë rast e ka iniciuar edhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm të Punës Policore, Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo procedurë është ende në vazhdim.

“Është sekuestruar video-materiali i regjistruar nga video survejimi i instaluar në pikën kufitare Sukobin-Muriqan dhe përmes bashkëpunimit policor ndërkombëtar presim një deklaratë për ngjarjen nga Shqipëria. Nëse procedura e kontrollit të brendshëm vërteton fakte dhe prova të sjelljes së kundërligjshme të zyrtarëve policorë në lidhje me rastin në fjalë, do të ndërmerren masa ligjore për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë,”- thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi.

Rasti i dhunimit të Milos dhe familjes së tij u bë publik në muajin janar nga mediat shqiptare. Milo u dhunua dhe u nxor me forcë nga policia malazeze teksa po priste në radhë në kufi.

Ditën e djeshme, një video e re e dhunës së ushtruar nga oficerët malazezë ndaj Petraq Milos. Në video shfaqej momenti kur njëri prej policëve kufitarë godiste me shpullë anëtarin e kryesisë së Partisë së Lirisë të cilin më pas tentuan ta nxjerrin me dhunë nga makina. Dhunimi i Milos është firlmuar nga anëtarë të familjes së tij të cilët u tronditën nga sjellja e policëve malazezë. Për incidentin pati reagime të shumta, madje edhe nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili tha se kishte edhe një anë tjetër të medaljes, duke u shprehur se Milo nuk kishte zbatuar rradhën e makinave në kufi. Dy policët malazezë u arrestuan ditën e djeshme, por arrestimi i tyre nuk ka zgjatur shumë pasi u liruan ditën e sotme për t'u hetuar më pas në gjendje të lirë. 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polo: 24/02/2023 07:58

    Çdo të thotë anëtar i Partisë së Lirisë?!!

    Përgjigju
  • Agjenti: 23/02/2023 21:41

    Po normal se jeni msu mos me respektu rradhen ju por harruat qe jeni je shtet te huaj dhe sju pyet njeri.

    Përgjigju
    • Populli: 23/02/2023 22:17

      Ka mendu se do respektohen ngaqe flasin shqip por pak kishin qe moren vetem ca shpulla

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer

Presidenti i Urdhrit Veterinar denoncon: Mandarinat në Shqipëri me mbetje pesticidesh të ndaluara në vendet e BE! Shkakojnë kancer