Buxheti 2025, ekspertët: Shumë para në sasi, por pak cilësi, nuk ka politika të reja! Gjokutaj: Fokusi duhej te arsimi

Buxheti i vitit 2025, që është një hap larg miratimit përfundimtar nga ligjvënësit, për ekspertët duhet të mbante një emër ‘ARSIMI’.

62 miliardë lekë që shkojnë për këtë ministri sipas eksperti Eduart Gjokutaj nuk mjaftojnë për t’ju përgjigjur nevojave të tregut për punonjës, si dhe nuk ka planifikuar fonde për të rritur cilësinë në të gjitha hallkat e arsimit. 

“Buxheti këtë vit duhet të kishte emrin e arsimit, për shkak se pritet një hov tjetër i zhvillimit të gjeneratës së re. Nga ana tjetër duhet të kishte një program për rritjen e cilësisë së arsimit, meqenëse u rritën edhe pagat, sidomos drejt arsimit profesional”, pohon Gjokutaj. 

Edhe shëndetësia, edhe pse ka portofolin më të madh prej 80.7 miliardë lekë, nuk ka masa drejt cilësisë së shërbimit shëndetësor, por vijon në të njëjtat gjurmë të viteve të tjera.

“Po ashtu duhet të kishte më shumë vëmendje tek sistemi shëndetësor dhe të kishte një rritje më të madhe të cilësisë, duke përfshirë edhe kujdesin për shëndetin mendor. Buxheti ende nuk i mëshon cilësisë, por vazhdon i mëshon sasisë, sidomos sa i takon shpërndarjes së investimeve”, pohon eksperti.

Gjokutaj vlerëson se edhe shpërndarja e 291.9 miliardë lekëve për mbrojtjes sociale duhet të adresonte më mirë nevojat e familjeve në nevojë. 

“Buxheti duhet të karakterizohej nga një barazi në shpërndarjen e fondeve për të gjitha grupet e shoqërisë, sidomos për grupet e margjinalizuara”, thotë eksperti.

Për vitin 2025 janë 161.8 miliardë lekë të planifikuara për investime publike, nga infrastruktura, energjia, siguria, bujqësia dhe digjitalizim.

“Padyshim të nevojshme investimet në infrastrukturë duke nisur nga rrugët, energjia, ujësjellësit e deri tek sistemet teknologjike që i përgjigjeve zhvillimeve të viteve të fundit”, thotë Gjokutaj. 

Projektbuxheti fillestar ishte në vlerën 822.7 miliardë lekë, ose rreth 8.2 mld euro, që do të shpenzohen për paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime dhe skema të tjera deri tek bujqësia. Ndërsa të ardhurat pritet të arrijnë në 754.6 miliardë lekë, ndikuar prej rritjes ekonomike, uljes së informalitetit si dhe prej kontributit të sektorëve kryesor si turizmi, ndërtimi e bujqësia.

Por me rishikimet e miratuara në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë më 27 nëntor, buxheti pësoi disa ndryshime pasi u rritën fondet për 21 institucione me 2.3 miliardë lekë në total, ku pjesën më të madhe të shtesës e marrin institucionet e drejtësisë me +787 milionë lekë, ndjekur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shtesë prej 690 milionë lekë për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës. Këto ndryshime të bëra në Komisionin e Ekonomisë do të jenë në fuqi vetëm nëse Parlamenti voton ‘pro’ tyre. 

Sa i takon amendimeve të propozuara nga opozita për këtë projektbuxhet me programe shtesë arrijnë në vlerën  rreth 151 miliardë lekë, në këtë shumë nuk përfshihet Minimumi jetik i propozuar nga PD në vlerën 200 euro.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 02/12/2024 18:04

    Ky është kok loqe.

    Përgjigju
  • I PA DITURI: 02/12/2024 17:48

    Ku ke qënë o Gjokutaj,deri dje se me thënë të drejtën U BËNË MBI 30 VJET që je në lëmin e ekonomis.Tani tu dashka dhe arsimi HË????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Partizani', 'Gërdeci' dhe '21 Janari': Sa humbet opozita nga akuzat ndaj Berishës?!

Ylli Pata: 'Partizani', 'Gërdeci' dhe '21 Janari': Sa humbet opozita nga akuzat ndaj Berishës?!