‘Buxheti i vitit 2025 lë në baltë pensionistët dhe arsimin’, Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, këshilltari i Çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti.
Sipas tij, në këtë buxhet vihet re edhe një rënie e investimeve publike.
‘Këto paratë e buxhetit do të merren nga xhepi ynë do të futen në arkën e shteti për të na u kthyer mbrapsht, dhe vitin e ardhëm do të na merren më shumë se 500 milionë euro shtesë. Ky është buxheti i shtetit. Këtë vit do të na merren 7.7 miliardë euro vitin tjetër 8.2 miliardë, ky është buxheti lekë që merren nga xhepat tanë. Qeveria i merr këto lekë dhe i përkthen në shërbime. Familjet me ndihmë ekonomike, ke 62 mijë familje do të ketë një rritje, një indeksim për ata.
Kanë zero, ata s’kanë fare indeksim, po ashtu edhe familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar, ata edhe atë pagesë që marrin do ti gërrhyet akoma edhe më tepër. Ky buxhet ku vjen, tek shtresat në nevojë nuk vjen, tek pensionitët vetëm indeksimi. Tek arsimi, sa rriten investimet në programin e shkollave 9- vjeçare, zero, në arsimin e mesëm, zero. Edhe në arsimin e lartë investimet bien’, tha ai.
Për ekspertin e Ekonomisë Fatos Çoçoli, pritet që viti i ardhshëm të jetë viti më i mirë ekonomik për Shqipërinë.
‘Unë gjykoj që është viti më i mirë ekonomik që presim për Shqipërinë. Do të ketë edhe një buxhet më shumë për shërbime për qytetarët”, tha ai.
Çoçoli tha se në këtë buxhet qeveria i ka dhënë një vëmendje maksimale edhe pensionistëve.
‘Ky është buxheti më i madh. Është hera e parë që qeveria e vendit tonë e ka në vëmendje maksimale pensionistët. Jam i bindur që do dalin edhe 300 milionë euro më shumë pavarisht nga paratë e dhëna deri tani në buxhet për indeksimin apo për shpërblimin e fundvitit. Do të jetë viti më i mirë ekonomik i joni”, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7391
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Buxheti 2025/ Xhixho e PL: Thellon varfërinë, pjesa më e madhe e parave te punët publike, sepse vidhen më lehtë! Rajoni pensione dyfish nga Shqipëria
22 Nëntor, 16:06
-
Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga SEPA si qytetarë?
22 Nëntor, 15:19
-
Fatos Çoçoli: Rilindja e pensioneve?
21 Nëntor, 18:45
-
'Nuk pres të më nderojnë me lule', Lapaj në 'Studio Live': Ja gabimi më i madh i Ramës, Metës dhe Berishës
21 Nëntor, 18:29
-
Vota e diasporës/ Ish-kreu i KQZ, Kume: Koston e postës ta paguajë KQZ! Një familje me 4 votues në Kanada i bie të paguajnë 400 dollarë për kthimin e fletës
21 Nëntor, 17:57
-
Propozimi për mbylljen e TikTok dhe Snapchat/ Milva Ekonomi në 'Studio Live': Janë jashtë kontrollit të mësuesit dhe prindit! Duhet të mbrojmë fëmijët tanë
21 Nëntor, 17:31
-
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese/ Kërkohen amendime për buxhetin 2025! Agron Duka: Fermerët të subvencionohen për primin
21 Nëntor, 16:09
-
Partia e Lirisë propozon 15 Amendamente për Buxhetin 2025: Rritje e pensioneve me 6,5%, rrogave me 6,2% dhe ndihmës ekonomike me 20%
21 Nëntor, 16:07
-
Buxheti 2025/ PD propozon 28 Amendamente: Minimumi jetik 200 euro, rritje e pensioneve dhe shtim i fondeve te Onkologjiku (E PLOTË)
21 Nëntor, 15:55
-
Vrasja e 14 vjeçarit, psikologia për Report Tv: Mbyllja e Tik Tok dhe Snapchat një masë jo vetëm për adoleshentët, por edhe ndaj atyre që kanë varësi
20 Nëntor, 20:54
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08