Buxheti për bujqësinë 15% më shumë se në 2019, Çuçi: Mbështet reformat, me uljen e TVSH patëm çoroditje

Në Komisionin e Ekonomisë, Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka prezantuar rreth buxhetit të parashikuar për vitin 2020.

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi foli për sektorët kryesorë ku do të ndahet buxheti dhe prioritetet e ministrisë së Bujqësisë për 2020.

'Buxheti për bujqësinë 11.4 mln lekë ose 15 % më shumë se në vitin 2019. Alokimi i këtij buxheti mbështet reformat e marra nga ministria e Bujqësisë. Fondi për pagat është 1.8 miliardë lekë. Synojmë të mbulojmë më ujitje 17 mijë hektarë tokë, përmes përmirësimit të sistemit të ujitjes. Në vitin 2020, 627 milion lekë do të shkojnë vetëm për mbrojtjen nga përmbytjet. Do të rehabilitohen 8 diga. 60% e bizneseve në Bujqësi do ti shkojnë AKU për verifikim. Ky buxhet mbështet reformat e ndërmarra nga bujqësia si Veterinaria, Ristrukturimi i AKU , Skemat e bujqësisë, Investimet në infrastukturë dhe për sigurinë. Po ashtu në 2020 do të shkojnë 627 milionë lekë për mbrojtjen nga përmbytjet. Për skemat mbështetëse për bujqësine, 843 milionë do të shkojnë për skemën kombëtare, po identifikojmë sektorët ku do të përqendrohemi dhe çfarë masash do të marrim." tha Çuçi

Ndërkohë pas këtij raportimi të ministrit të Bujqësisë, ai që ka shtruar pyetja ka qenë kryetari i këtij Komisioni, Arben Ahmetaj i cili ka kërkuar të dijë rreth imputeve Bujqësore.

Arben Ahmetaj: Cfarë ka ndodhur me çmimeve të imputeve bujqësore?

Bledi Cuçi: sektori i bujqësisë ka pësuar një progres që duhet ta njohim të gjithë. Sot harta e vendeve që marrin produkte shqiptare është shumë e gjerë vetëm në Evropë janë 25 shtete që marrin produktet tona. Ka edhe vende jashtë Europës që preferojnë produktet tona kryesisht ato aromatike.

Cuçi: Lidhur me çmimet e imputeve, ka patur ulje por nuk ka qenë e njëjtë për të gjitha imputet. Ka qenë ulja e çmimeve ka qenë nga 12% dhe deri në 18 apo 20%.

Ahmetaj: Pra nga TVSH më shumë kanë përfituar importuesit. Ndërkohë qëllimi jonë ka qenë të përfitojë fermeri. Bëni një analizë të qartë.

Ndërsa i pyetur nga Blerina Gjylameti:  sei sa ka shkuar ulja e TVSH nga 20 në 6%, Cuçi është përgjigjur duke thënë se në fillim ka patur një çoroditje por më pas gjendja u stabilizua.

Gjylameti: Si e keni lehtësuar gjetjen e tregut për fermerët pasi kemi parë në media që fermerët hedhur produktet në rrugë?  Cilat janë masat e ndërmarra? Si ka funksionuat ulja e TVSH nga 20 në 6%? Si është pasqyruar tek konsumatori? Cfarë masash ka marrë ministra juaj për të lehtësuar procedurat doganore për produktet bujqësore? Cilat janë masat që do të merrni për të patur siguri ushqimore në vitin 2020?

Përgjigjet Cuçi: Për tregun dhe problemet që kanë fermerët për shitjen e produkteve. Nëse ka patur një sukses në rritjen e eksporteve për produkteve bujqësore ka ardhur për shkak të politikave që kemi ndërmarrë. Tregu nuk varet gjithmonë nga ne por me politikat tona ne mundohemi për të gjejmë tregun. Nëse forcojmë pikat e grumbullimit ne ja arrijmë qëllimit për të gjetur tregje. Lehtësimi i procedurave, për produktet bujqësore nuk kemi barriera. Barriera kemi për produktet me origjinë shtazore.  Për perimet ne po përpiqemi ta lehtësojmë fare tregun kryesisht me Kosovën dhe Maqedoninë.  Për produktet shtazore kam nënshkruar marrëveshje me Kinën për mjaftin, vajin e ullirit dhe djathi.

Për rimbursimin, me uljen e TVSH 6%. Në fillim pati çoroditje. Ne morëm masë sa i takon pjesës së qumështit pasi aty ndjeshmëria ishte më e madhe. E subvencionuam menjëherë. Ka dhënë efekt pozitiv për largimin nga tregu të pikave të tregut që nuk kishin produktivitet. Dhe iu ka lënë rrugë fitimit të ndershëm. Ka një pjesë që e ka vuajtur më shumë mos  subvencionimit nga qeveria dhe më së shumti sektori i bimëve medicinale." tha Cuçi.

Çuçi: Në 10 muajit e parë të vitit eksportet e bimëve medicinale janë rritur me 5.21% krahasuar me 2018.

Ahmetaj: Por ju thatë që ka rënë ritmi i rritjes së eksporteve?

Çuçi: Po e drejtë, por vlera e eksporteve është rritur. Pra janë eksportuar të njëjtat kg bimë medicinale por vlera ka qenë më e lartë.

Ahmetaj: Atëherë mos harxhoni parat e taksapaguesve shqiptar për subvencionimin e eksporteve të bimëve medicinale pasi kjo është çështje tregu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë