Buxheti për Bujqësinë rritet vetëm me 6,7 milionë euro më 2025-ën, në rënie financimi i huaj

Bujqësia mbetet përsëri sektor i nënfinancuar. Shpenzimet për vitin 2025 janë planifikuar të rriten me vetëm 6.7 milionë euro, krahasuar me vitin aktual. Në total buxheti për këtë ministri është 146 milionë euro, ndërsa është në rënie financimi i huaj, pasi mungojnë fondet e IPARD.

Prej vitesh në rënie dhe me buxhet që nuk mjafton për nevojat e sektorit. E njëjtë është panorama për bujqësinë edhe për vitin 2025, me buxhetin që i është vënë në dispozicion.

Për vitin e ardhshëm buxheti për Ministrinë e Bujqësisë do të jetë 14.6 miliardë lekë, (146 mln euro), me rritje prej 673 milionë lekë (6.7 mln euro), krahasuar me vitin aktual.

Ky fond i vënë në dispozicion të sektorit me numrin më të madh të të punësuarve afro 459 mijë, dhe me ndikimin më të madh në ekonomi rreth 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, synon të mbështesë skemat për fermerët, ujitjen, kullimit, mbështetje për peshimin, si dhe shpenzime për paga e sigurime.

Për mbështetjen e zhvillimit rural për prodhimet bujqësore, blegtorale, agro-industrinë dhe markat janë planifikuar të shpenzohen 72 milionë euro, nga të cilat 15 milionë euro janë planifikuar si financim i huaj. Ndërsa buxheti i këtij viti për këto kategori është 68 milionë euro, ku financimi i huaj ishte 18 milionë euro.

Mbështetja e fermerëve me financim të huaj është në rënie prej më shumë se një vit, që kur u pezulluan fondet e BE-së, për të cilat ende nuk ka një datë për zhbllokim. Madje në raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e vendit, theksohej që duhet të merren masa për të mbrojtur fondet e BE-së, si dhe të krijohen mekanizma për të garantuar efikasitet me fondet e IPARD.

Për sigurinë ushqimore do të shpenzohen 25 milionë euro, aq sa është edhe planifikimi për këtë vit, në rritje të lehtë është mbështetja për peshimin dhe menaxhimin e tokës bujqësore.

Më këto fonde të vëna në dispozicion Ministria e Bujqësisë thotë se synohet rritja e punësimit, e përpunimit të produkteve shqiptare, përmirësimi i cilësisë së tyre si dhe shtimi i përfituesve nga skemat kombëtare.

Për vitin 2025 pritshmëritë janë që eksportet bujqësore të arrijnë në 55.8 miliardë lekë ose afro 560 milionë euro.

FONDET PËR ZHVILLIMIN RURAL:
Viti 2024                         68 mln euro
Financim i huaj 2024       18 mln euro
Viti 2025                         72 mln euro
Financim i huaj 2025       15 mln euro
BUXHETI I MINISTRISË SË BUJQËSISË:
Viti 2024                  13,930,500 mijë lekë
Viti 2025                  14,603,848 mijë lekë
Diferenca                   +673,348 mijë lekë

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 03/11/2024 19:10

    BIE FINANCIMI HUAJ SE DO VJEDHI EDI RAMA ME KRIFCAT E TIJ...////

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 03/11/2024 18:20

    Nje buqesi e shkateruar qe nga vitet 1990-2010 -2011 duhet kohe per tu riapertura, sepse fshati erdhi ne qytet dhe i lane djer tokat , pastaj tokat buqesore u mbushen me pallate dhe Vila, ì mendoni keto ? Nuk ka shkop magjik qe te regullohen me nje here .me gjith ate po punohet per ta rimekembur .

    Përgjigju
    • Partia: 03/11/2024 22:15

      Beeeeeeeee

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!