Buxheti 8.2 mld € për vitin 2025 prezantohet në komisione, PD mungon! Malaj: Garantojmë investime, rritje ekonomike e ulje borxhi! Alibeaj: Buxhet elektoral, financon PPP jo pensionet

TIRANË- Ka nisur zyrtarisht shqyrtimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025 në komisionet parlamentare. Në prezantimin që u bë në komisionin e Ekonomisë, ku i vetmi përfaqësues i opozitës që mori pjesë ishte Dashamir Shehi, ministri i Financave tha se buxheti 8.2 miliardë euro, ka dy prioritete kryesore.

“Buxheti i vitit 2025 mbështet dy objektiva. Së pari vijon rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe së dyti konsolidimi fiskal, me ulje të borxhin publik”, u shpreh Malaj.

Ministri theksoi se ekonomia është në ditë të mira, për këtë arsye për vitin që vjen planifikohen më shumë shpenzime dhe të ardhura.

“Pr.buxheti i vitit 2025, parashikon që viti të mbyllet me suficit prej 0.5 mld lekë. Për vitin 2025 presin që niveli i borxhit të zbresë në 55.8% nga 56.3% që e presim në fund të këtij viti. Parashikojmë rritje ekonomike në 3.9%. 11 mld lekë më shumë për investimet publike”, theksoi Malaj.

Në këtë seancë të parë të shqyrtimit të buxhetit socialisti Erion Braçe kërkoi 5 seanca dëgjimore, për shpenzimet, pensionet, çmimet, taksat e sigurinë kibernetike.

"Të futet në kalendarin e diskutimeve, një diskutim i posaçëm për buxhetin e këtij viti për realizimin e tij. E dyta të kemi seancë të posaçme për sigurimet shoqërore, dhe ta analizojmë me detaje sepse po ballafaqohemi me problemin e skemës së pensioneve. Së treti, do doja një diskutim të posaçëm për shtyllën sociale pasi preken njerëzit në nevojë. Së katërti do doja një seance te posaçme për sigurinë kibernetike. Ka marrë vëmendje të madhe për shkak te sulmeve kibernetike dhe dezinformimin. Së pesti, do doja një seance të posaçme për disa propozime për politika fiskale dhe jo vetëm, që mund të miratohen ose jo, por ne ti diskutojmë disa çështje që janë shqetësim. Se fundmi, do doja një diskutim të posaçëm për çështjen e çmimeve të shportës", tha Braçe. 

Kurse tek Komisioni i ligjeve ku buxheti u prezantua dhe u miratua në parim, diskutimi ishte më shumë politik, pasi i vetmi opozitar i pranishëm Enkelejd Alibeaj, e konsideroi buxhetin elektoral.

“Buxheti më i madh i shqiptarëve për të blerë votën e shqiptarëve”, tha Alibeaj. 

Përtej akuzave politike, e para pyetje që ju drejtua ministrit të Financave Petrit Malaj, ishte mbi rritjen e pensioneve.

“Sa do të rriten pensionet në 2025?”, pyeti Alibeaj.

“Po studiojmë formulën më të saktë që i përgjigjet skemës”, u përgjigj ministri.

“Keni menduar ndonjëherë se mundësia më e mirë për të ndihmuar biznesin dhe për të ndihmuar skemën, është ulja e barrës fiskale?”, pyet Alibeaj.

“Në kushtet kur ekonomi ka nevojë për më shumë të ardhura për të rritur pensionet, nuk mund të diskutohet për ulje të barrës fiskale”, u përgjigj Malaj.

Akuzat e Alibeajt u përqendruan edhe tek investimet e larta publike të cilat i konsideron ‘tendera në funksion të zgjedhjeve, si dhe tek pagesat e koncesioneve.

“Do të vazhdojnë të financohen inceneratorët, koncesionet në shëndetësi?”, pyet deputeti.

“Janë kontrata në fuqi, s’ka vendim nëse do të ndërpritet, ne vijojmë pagesat”, tha Malaj.

“Këto para përfundojnë rrugëve, si ajo rruga e arbrit qe nuk përfundojë 12 vite s’ka përfunduar dhe s’ka per te përfunduar as vitin tjetër këto investime jo vetëm qe janë përqendruar në dorën e një ministrie Belinda balluku ka buxhetin e shqiptareve ne dore por për me tepër paguani PPP dhe inceneratorët”, vijoi Alibeaj.

Ndërsa për socialistët ky është buxheti që garanton rritje ekonomike, më shumë shërbime për qytetarët, investime dhe ulje të borxhit publik. Edhe në komisionet e tjera parlamentare atë të Shëndetësisë dhe tek Arsimi u miratuan kalendarët për shqyrtimin e projektbuxhetit i cili pritet të marrë vulën përfundimtare të kuvendit në 3 dhjetor 2024.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën

'Shqetësimi i Ramës, votuesit gri', Poli Hoxha: Vota e diasporës do jetë autogol për opozitën