Buxhetin 2025 do ta ‘gllabërojnë’ rrugët, marrin 334 mln euro! Rritje 94 mln € edhe arsimit! Në fokus Shëndetësia, Siguria dhe Mbrojtja

Infrastruktura rrugore, me disa kantiere të hapura në të gjithë vendin dhe me projekte që pritet të nisin në vijim, ka rrëmbyer pjesën më të madhe të buxhetit të projektuar për vitin e ardhshëm.

Janë afro 467 miliardë lekë (4.6 mld euro) të planifikuara për t’u shpenzuar nga institucionet në vitin 2025, nga afro 431 miliardë lekë (4.3 mld euro) që janë shpenzimet e këtij viti.

Rritjen më të madhe të buxhetit për vitin e ardhshëm do ta marrë Ministria e Infrastrukturës me 9.6 miliardë lekë (96 milionë euro) më shumë se këtë vit, dhe në total buxheti i këtij institucioni arrin në 74 miliardë lekë (740 mln euro).

Brenda fondeve të kësaj ministrie ‘pjesën e luanit’ e marrin rrugët, pasi janë 334 milionë euro që do të shpenzohen për infrastrukturën rrugore në 2025-ën.

Në relacion ministria e Infrastrukturës ka listuar tre projektet kryesore koncesionare Rruga e Arbrit, rruga Milot-Morinë dhe ajo Orikum Dukat. Lista e projekteve vijon më pas me ndërtimin e rrugës Elbasan-Lekaj, ByPass i Elbasanit, zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanë, zgjerimi i Autostradës Tiranë – Durrës dhe projekti i rrugës Berat-Ballaban.

Pas kësaj ministrie rritjen me të madhe e ka Arsimi me 94 milionë euro shtesë krahasuar me këtë vit. Në total buxheti i Ministrisë së Arsimit arrin në 62 miliardë lekë (620 mln euro), me fokus reduktimin e klasave kolektive, rritjen e cilësisë në arsim, librat falas apo transport të mësuesve dhe nxënësve. Më pas është ministria e Ekonomisë me buxhet 560 milionë euro me rritje prej 62 milionë euro krahasuar më 2024, me vëmendje tek skema e sigurimeve shoqërore.

Shëndetësia edhe pse merr 28 milionë euro krahasuar me këtë vit, ka portofolin më të madh prej 807 milionë euro. Referuar tabelave që shoqërojnë buxhetin rritje fondesh do të ketë edhe për Ministrinë e Mbrojtjes me afro 40 milionë euro dhe për Ministrinë e Brendshme me 36 milionë euro më shumë se ky vit.

Ndërkohë është ulur buxheti vetëm për ministrinë e drejtësisë, kuvendin, Gjykatën Kushtetuesve, KLP-në, INSTAT, institucionet e drejtësisë, KQZ, KPP, dhe autoritetin e dosjeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koha e gllaberimit: 29/10/2024 19:15

    Nese kjo qeveri qe eshte ne pushtet tani zgjidhet edhe nje mandat tjeter do e bjedhin deri ne palce Shqiperine, si per here te fundit. Plus gjithe fondet e EU qe do merren nga hapja e kapitujve. Do behet lufte e madhe per te fituar keto zgjedhjet sepse eshte mundesia e fundit per te vjedhur me shume se sa kane vjedhur.

    Përgjigju
  • Skelari: 29/10/2024 19:12

    Nje sqarim do doja une - si investohet nga buxheti i shtetit per rruget e dhena me koncesion?

    Përgjigju
    • Or tej: 30/10/2024 00:37

      Ndryshe si do vidhen leket or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?