Bypass i Shkodrës, banorët:
Shteti të kompensojë pronat

Ashtu siç kishin paralajmëruar edhe me herët, banorët e Dobracit të Ri në qytetin e Shkodrës kanë dal këtë të premte në një protestë për punimet që po kryhen në by-pass.

Ata kërkojnë kompensimin e pronave, pasi nuk kanë marrë asgjë edhe pse disponojnë të gjithë dokumentacionin përkatës për tokat të cilat janë bllokuar nga ndërtimi Bypassit.

Përvec kësaj banorët  ankohen se u eshte bllokuar hyrja ne tokat bujqësore duke I izoluar ato nga pronat. Ato kërkojnë ndërhyrjen e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi për zgjidhjen e kësaj situate.

“Ka 5 vjet që na kanë mbajt tokën peng, nuk na kanë dhënë asnjë lloj shpërblimi. Tashi këta  edhe me ardhë meqë kjo do të bëhet dhe është në përfundim, ose në bazë të kryeministrit  të ndërpriten punimet edhe të vijnë edhe ta pastrojnë këta mbeturina që na i kanë hedhë këtu”-thotë një nga banorët.

“Na kërkojmë që e zoja e shtëpisë të vijë këtu zonja kryetare me ardhë këtu dhe me i marrë për bazë fjalët tona se është e distata herë që ju shqetësojmë ju dhe ta shikojnë se çfarë masakre kanë bo"-shpreh shqetësimin një tjetër banor.

"Na kërkojmë të drejtën tonë, këtë tokë që na kanë marrë  me na dhënë shpronësimet. Kjo nuk është zalli i Kirit me ia vendos cmimin, 4.7 milionë a sa është. Kjo është tokë buke, në kohën e Enverit ka qenë tokë eksperimentale, që është siguruar buka për të gjithë shqipërinë" -thotë banorja.

Nga ana tjetër, edhe pse u tha që punimet në by-pass do të ndërpriten, sipas një vendimi te kryeministrit Rama, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Siç shihet edhe nga pamjet, mjetet e rënda vijojnë të punojnë në lotin nr. 1 të by-passit, pavarësisht pretendimeve të banorëve.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionw € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'