TIRANE, 22 Korrik/ATSH/- Qeveria ka dërguar për miratim në Kuvend p/ligjin për ratifikimin e kontratës financiare me Bankën Europiane të Investimeve për ndërtimin e bypassit të Vlorës.
Realizimi i këtij projekti, si nyje lidhëse me korridorin Veri-Jug, është tepër i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë Jugore, zhvillimin industrial, turizmin dhe me impakt në bujqësi për transportin e prodhimeve vendase.
Po ashtu ndërtimi i projetkti do t'i japë fund kaosit që shkaktohet çdo sezon veror nga mungesa e një bypassi në dalje të Vlorës. Kontrata parashikon financimin prej 18 milionë euro të baypass-it që përmes një rruge panoramike bën devijimin e lëvizjes nga qyteti përgjatë vijës bregdetare. Kontrata me Bankën Europiane të Investimeve është pjesë e bashkëfinancimit të projektit, sëbashku me BERZH-in dhe BE-në përmes fondeve IPA, me vlerë totale financimi prej 53 milionë Euro.
Projekti i bypass-it përfshin rrethrrotullimin në fund të autostradës Levan-Vlorë dhe një rrugë prej 29 kilometrash dhe parashikohet të përfundojë në pranverën e vitit 2017. Fizibiliteti ekonomik i këtij projekti është i lartë në të gjithë skenarët e ekzaminuar (ndryshime të normës së rritjes së trafikut, kostove të ndërtimit, vlerës së kohës, kostove të operimit të automjeteve dhe vlerës së aksidenteve). Si përfitim i identifikuar, që lidhet me projektin, do të jetë avantazhi i dukshëm për shërbimin e emergjencës në këtë rrugë, pasi do të ketë rrugë paralele 1alternative për raste si: aksidente, transporti i lëndëve të rrezikshme etj. Si rezultat i rritjes së numrit të korsive të rrugës, radhët dhe vonesat në trafik gjatë periudhave të mirëmbajtjes periodike do të minimizohen./a.gjonaj/./a.g/