Byroja e Hetimit,Bushati:Gjejmë
rrugën e duhur për ta jetësua

Byroja e Hetimit,Bushati:Gjejmë<br />rrugën e duhur për ta jetësua
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një interviste për zërin e Amerikës ka theksuar se në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të gjendet rruga e duhur për jetësimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
 
“Ne jemi një demokraci Kushtetuese, dhe i respektojmë vendimet e saj, Do të gjejmë rrugën e duhur për ta jetësuar atë. Rëndësi është që vullneti ynë politik është i palëkundur.”- tha Bushati i pyetur nëse u prek kjo çështje në takimin me Sekretarin e Shtetit John Kerry pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila është bërë pengesë për Byronë Kombëtare të Hetimit.
 
Bushati: Marrëveshja me SHBA, rritje e bashkëpunimit strategjik 
Ministri Bushati gjatë intervistës për Zërin e Amerikës foli edhe për takimin që zhvilloi me dyer të mbyllura me John Kerry-n dhe nënshkrimin e marrëveshjes së partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri, në Uashington.  Ai theksoi se në qendër të vizitës së tij është bashkëpunimi strategjik me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe rritja e rolit të Ballkanit në sfidat ndërkombëtare, me të cilat përballet edhe Evropa. 

Ministri Bushati gjatë intervistës për Zërin e Amerikës foli  edhe për takimin që zhvilloi me dyer të mbyllura me John Kerry-n dhe për nënshkrimin e marrëveshjes së partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri, duke theksuar se  në themb është bashkëpunimi strategjik me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe rritja e rolit të Ballkanit në sfidat ndërkombëtare, me të cilat përballet edhe Evropa.

 
"Marrëveshja me SHBA zhvillon bashkëpunim mes dy kombeve" tha Bushati ndërsa theksoi se në takim u prek edhe tema e luftës kundër terrorizmit
 
“Pati një diskutim për një sërë çështjeje që rrokin dy vendet. Siguria, integrimi, lufta kundër terrorizmit. Bashkëpunimi në zonat e nxehta të luftës. Kerry donte të dinte për situatën në Rajonin e Ballkanit, pasi hapësira evropiane ndihet e kërcënuar nga zhvillimet në lindje dhe Evropën Jugore. Shqipëria do të mirëpresë në samit në maj përsa i përket fenomenit të terrorizmit. Risia ka të bëjë me pjesëmarrësit dhe gamën e problematikës. Por edhe përfaqësuesit që nuk do jenë vetëm politikanë, por edhe përfaqësues të besimeve fetare në rajon.”- tha Bushati.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit Bushati vlerësoj sigurinë energjetike.
 
“Shqipëria dhe Rajoni po kthehet në një rrip sigurie energjetike falë ndërtimit të TAP dhe gazsjellësit adriatiko-jonian.” 

Bushati: Deklarata e Ramës e keqkuptuar, s’ka ndryshime kufijsh   
I pyetur për deklaratën e Ramës për bashkimin me Kosovën, Bushati theksoi se bëhet fjalë për keqkuptim, ose për nxjerrjen jashtë konteksti
 
“Këto deklarata kanë marrë përgjigjen e duhur nga Rama. Qëndrimi i Shqipërisë është në sintoni me BE dhe SHBA. Në marrëveshjen me Kosovën theksohet karta e Helsinkit që nuk lejon ndryshimin e kufijve

“Bëhet fjalë për keqkuptim, ose për nxjerrjen jashtë konteksti. Në marrëveshjen me Kosovën theksohet karta e Helsinkit. Procesi i integrimit të Kosovës po shtyhet. Rruga e Shqipërisë dhe integrimi i shqiptarëve në BE kalon në një bashkëpunim të ngushtë me SHBA. Edhe këtu jam falënderuar për politikën konstruktive që mban Shqipëria në rajon.”- tha Bushati.
 

Intervista e plotë e Bushatit për Zërin e Amerikës
Zoti Bushati, cilat ishin temat që diskutuat me sekretarin e Shtetit, John Kerry?
Me sekretarin Kerry diskutuam për bashkëpunimin strategjik dhe luftën kundër terrorizmit. Por zoti Kerry kërkoi edhe pikëpamjet e Shqipërisë lidhur me çështjet e Ballkanit perëndimor, që po merr një pozitë më të fuqishme duke parë zhvillimet e fundit në brigjet e Evropës. 

Ku konsiston ky bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara?
Shqipëria do të mirëpresë një samit që do të zhvillohet në maj, si vazhdim i samitit që presidenti Obama organizoi në Uashington. Risia e samitit të Tiranës ka të bëjë me gamën e gjerë të çështjeve që do të trajtohen dhe pjesëmarrës nuk do të jenë vetëm politikanë, por edhe specialistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga gjithë rajoni. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në rajon pasi është anëtare e NATO-s, është vend avokat për shtetet e tjera që synojnë të anëtarësohen në NATO dhe për marrëdhëniet e Aleancës me to. Rajoni po kthehet gjithashtu në një rrjet të rëndësishëm energjitik, me infrastrukturën e duhur për të cilën ka nevojë BE. Gazsjellësit TAP dhe Transadriatik kalojnë në Shqipëri. Këto ishin temat e bisedimeve me sekretarin Kerry dhe nënshkrimi i Marrrëveshjes Strategjike forcon bashkëpunimin. 

Çfarë përmirësimi sjell kjo në këtë marrëdhënie dypalëshe?
Ne në mënyrë konstante e kemi ndjerë mbështetjen e SHBA dhe nëse sot rajoni është në paqe dhe me sytë nga BE është pikërisht nga ky ndikim. Ne kemi kërkuar një përfshirje më të madhe të SHBA në çështjet evropiane. Marrëveshja Strategjike nuk është një dokument ombrellë, por ofron metodat e dialogut dhe vizitave të larta duke e thelluar bashkëpunimin e interesit strategjik, në një kohë kur Ballkani duhet të përballet me sfidat me të cilat po përballet edhe Evropa. 

Duket se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur interes edhe për sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi...
Ne po marrim mbështetje edhe nga FBI për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe për përforcimin e kapaciteteve administrative. Reforma në drejtësi është themelore jo vetëm për rrugën e anëtarësimit në BE, por edhe për jetën sociale e publike të vendit. Shtetet e Bashkuara kanë investuar jo pak për të gjitha këto dhe konstatoj se sot jemi në të njëjtën gjatësi vale sa u takon instrumentave politikë për realizimin e këtyre objektivave. 

Por Gjykata Kushtetuese e cilësoi si antikushtetues krijimin e BKH-së...
Ne jemi demokraci kushtetuese dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese respektohen. Ne do të gjejmë rrugën e duhur për ta jetësuar këtë strukturë, në respekt të vendimit të gjykatës dhe përmes asistencës së FBI. I rëndësishëm është vullneti ynë për të bashkëpunuar me SHBA për luftën kundër korrupsionit, krimit dhe për kthimin e Shqipërisë në një vend kontribues për stabilitetin në rajon. 

Ndalojmë pak tek deklaratat e kryeministrit Rama për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Duket se ato shkaktuan jo pak shqetësime, kur reaguan SHBA dhe BE...
Besoj se kjo çështje ka marrë përgjigje nga kryeministri Rama dhe nga ato që unë kam komunikuar me opinionin publik. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë dhe në sintoni me SHBA e BE, gjë që konstatohet lehtësisht në dokumentin strategjik që ne kemi nënshkruar me Kosovën. Bëhet fjalë për një keqinterpretim dhe nxjerrje jashtë kontekstit të deklaratës. 

Ndërkohë, presidenti Nishani ktheu ligjin për shërbimin e jashtëm, si do të vijojë më tej kjo çështje?
Është në të drejtën e tij të ketë një opinion të caktuar, por besoj se do të jetë Parlamenti që do të thotë fjalën e fundit. Unë do të respektoj opinionin e presidentit, edhe pse nuk bie dakord me argumentet e tij. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit 2011, publikohen për herë të parë dokumentet e hetimit për veprimet e krerëve të policisë