Ministria e Drejtësisë, si autoritet kontraktor, ka mbështetur fort bashkimin e kompanive Ratech shpk, Fastech shpk dhe Soft & Solutions, për të fituar tenderin e byzylykëve elektronikë, me vlerë 1.4 milionë euro, për mbikëqyrjen e të dënuarve.
Ministria ka mbrojtur vendosjen e afateve të shkurtra kohore dhe specifikimet teknike, të përshtatshme vetëm me byzylykët e markës Track Group, me qëllim që tenderin ta fitonin tre kompanitë në fjalë. Shqiptarja.com sjell përgjigjen e dokumentuar, me anë të shkresës nr. 62/2 datë 10.01.2017, që Ministria e Drejtësisë i ka kthyer kompanisë “B.360” sh.p.k., pjesëmarrëse në garë.
“B. 360” kontestoi tenderin që në fazën përgatitore, duke kërkuar rrëzimin e specifikimeve teknike, afateve kohore dhe kërkesave të tjera kualifikuese arbitrare, si në kundërshtim me ligjin. Por, sipas ministrisë, një afat më i gjatë për zbatimin e kontratës, qoftë edhe me një javë sa ç’kërkon kompania, rrezikon të dështojë mbikëqyrjen e të dënuarve. Ministria shkon më tej, duke thënë se, një shtyrje në kohë e ngritjes së aplikacionit mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pariparueshme në sistemin e drejtësisë penale.
Pra, sipas arsyetimit të ministrisë, disa ditë kohë më shumë për kompaninë, për të ngritur sistemin dhe siguruar byzylykët, rrezikon që të dënuarit të dilnin jashtë kontrollit. “Ky sistem mbikëqyrjeje është i një rëndësie të veçantë dhe duhet të jetë funksional dhe efektiv në një kohë sa më të shkurtër.
Një afat më i gjatë i zbatimit të kontratës do të shtonte rrisqet e dështimit të mbikëqyrjes në mënyrën e duhur dhe të plotë të të dënuarve penale të vendosur në sistemin e mbikëqyrjes elektronike. Zgjatja e afatit të realizimit të projektit do të ndikonte negativisht në sistemin e mbikëqyrjes dhe mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pariparueshme në sistemin e drejtësisë penale duke shkaktuar problematikë serioze në zbatimin e drejtësisë penale.
Kjo është arseja e përcaktimit të kritereve të tilla të veçanta të kualifikimit të cilat kërkojnë që në këtë procedurë prokurimi të marrin pjesë operatorë ekonomikë me përvojë në këtë fushë të cilët zotërojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për realizimin e projektit.
Ky është qëllimi i këtij prokurimi, ku përvoja profesionale dhe kapacitetet teknike të operatorëve ekonomikë të jenë në gjendje të përballojnë detyrat e ngarkuara në bazë të shtojcës 12 të DST dhe t’i përfundojnë ato në kohën e duhur për realizimin e projektit”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Specifikimet teknike
Në përgjigjen e saj, ministria ka një shpjegim edhe sa i takon specifikimeve teknike unike dhe të pazakonta, të përshtatshme vetëm për një markë.
“Të gjitha specifikimet teknike të referuara nga ju kanë një diapason (range) specifikimi konkret pra nuk ka përcaktime të fiksuara të specifikimeve tenike po janë lënë në mënyrë të përgjithshme për të ofruar sa më shumë operatorë ekonomikë dhe për të nxitur konkurrencën p.sh: GPS kundër pengesave: i avancuar, filtrim dixhital i përshtatur (përmirësim deri nën 25 db krahasuar me marrësin tradicional GPS) Interval i gjurmimit dhe raportimit i konfigurueshë nga 1 deri në 5 minuta”, thuhet në përgjigjen e autoritetit kontraktor. Sipas ministrisë, specifikimet e vendosura përshkruajnë në mënyrë të saktë dhe neutral qëllimin e punimeve për njohjen e të gjitha kushteve dhe rrethanave me rëndësi për hartimin e ofertës.
“Nga përshkrimi i specifikimeve teknike nuk ka asnjë referencë të veçantë që të drejtojë drejt një marke prodhimi të përcaktuar pasi kërkesat nuk janë të përcaktuar në mënyrë të ngurtë por në një marzh të caktuar. Omississ…. Autoriteti kontraktor ka vepruar në përputhje të plotë me nenin e cituar më lart. Këto specifikime janë mjaftueshmërisht të përcaktuara për të lejuar konkurrencën e lirë dhe për të lejuar këdo operator ekonomik për të marrë pjesë në mënyrë të pavarur dhe të drejtë në këtë procedurë”, thuhet në dokument.
Reagimi i ish-ministrit Manjani për tenderin e byzylykëve
“Kam shërbyer si ministër i Drejtësisë dhe jo si drejtor tenderash e as magazinier... As që e kam idenë se kush konkurroi e fitoi tenderat, qofshin dhe të Ministrisë së Drejtësisë. Ndaj me këtë fjalën "për rrjedhojë" që përdor gazetari nuk mund të përbaltet as emri dhe as veprimtaria ime politike në detyrë!
Në fakt nuk paraqitet asnjë lidhje logjike në atë shkrim, por thjesht për ta bërë gazetën të lexueshme futet dhe emri im...
Etika profesionale e do që gazetari të flasë e shkruajë me fakte dhe dokumente e jo me hamendje. Ministria ka arkiv dokumentesh të cilat tregojnë se kush firmos e kush vulos! Ndaj insinuatat në ajër çojnë në konkluzione të gabuara dhe janë të dënueshme ligjërisht.
Natyrisht nuk kam ndërmend të merrem me përgjegjësinë ligjore të gazetarit, por tërheq vëmendjen e gazetës për cilësinë e dobët të investigimit, cilësi e cila përbalt për scoop gazetaresk dhe jo për të vërtetën! E përsëris shfletoni dokumentet zyrtare dhe pastaj nxirrni konkluzione për vendime, lidhje apo afera!”.
Komisioni i Prokurimit Publik mbështet ministrinë
Komisioni i Prokurimit Publik, i përbërë nga Evis Shurdha kryetar, Leonard Gremshi zv/Kryetar, Hektor Balluku anëtar, Kleves Janku anëtar dhe Odise Moçka anëtar ka mbështetur kryesisht Ministrinë e Drejtësisë, duke rrëzuar kërkesat kryesore të kompanisë “B.360” sh.p.k., për tenderin e byzylykëve.
Konkretisht, komisioni ka rrëzuar pretendimet e kompanisë për kohën e shkurtër për ngritjen e sistemit dhe për specifikimet teknike nga ana e autoritetit kontraktor. “Komisioni i Prokurimit Publik konstaton se ankimuesi ka ngritur kryesisht pretendime të identifikuara në lidhje me grafikun e ekzekutimit të shërbimeve të kontratës objekt prokurimi, veçanërisht për zërin me numër rendor 3 Zhvillimi i aplikacionit mobile dhe zërin me numër rendor 8 Lëvrimi i byzylykëve elektronike.
Në lidhje me pretendimet e tjera të ngritura kryesisht mbi afatet e ekzekutimit të kontratës për shërbimet e tjera të kërkuara, KPP konstaton se ankimuesi nuk ka identifikuar konkretisht pretendimin e tij dhe si e tillë ato nuk do të merren në gjykim”, thuhet në vendimin e komisionit. Komisioni ka rrëzuar edhe pretendimin për paligjshmërinë e kërkesës së ministrisë për dorëzimin certifikatës ISO 9001, ISO 18001, ISO 20000, ISO 27001 edh certifikimin sipas standardit BS PAS 99-2012. Komisioni ka hedhur poshtë edhe ankesën për specifikimet teknike.
Komisioni ka pranuar pjesërisht pretendimet e kompanisë për dorëzimin e mostrave si dhe për kamerat e monitorimit. “Në lidhje me kërkimin e dytë të operatorit ekonomik ankimues, mbi modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit objekt ankimi, në drejtim të dorëzimit të mostrave të byzylykut elektronik. duke qenë një pajisje e posaçme, kriteret minimale të së cilës janë përcaktuar me ligj të posaçëm, pajisje e cila luan rol kyç në mbikëqyrjen elektronike të personave e cila ju kufizoet lëvizja me vendim gjyqësor, KPP gjykon se dorëzimi i mostrave të produktit luan një rol të rëndësishëm në vlerësimin e ofertës teknike. Sa më sipër, pretendimi i palës ankimuese pjesërisht qëndron”, thuhet në vendim.
Në përfundim, komisioni i ka kërkuar ministrisë vetëm të bëjë një sqarim. “Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se autoriteti kontraktor, në trajtimin e ankesës së operatorit ekonomik ankimues ka sqaruar në lidhje me dokumentet e procedurës së prokurimit ankimuesin, mbi kërkimin e mësipërm. KPP gjykon se në respekt të parimit të barazisë dhe transparencës si edhe të detyrimeve që rrjedhin nga neni 42 pika 2 të ligjit nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, autoriteti kontraktor të sqarojë në Sistemin e Prokurimeve Elektronike në lidhje me pretendimet e mësipërme”, thuhet në vendim.

Përgjigja e ministrisë për kompaninë që u ankua
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com