Byzylyku

Byzylyku

Byzylyku elektronik që do t'i vihet shqiptarit në kyçin e dorës së majtë do jetë pakashumë si ajo unaza metalike që u vihet në vesh qenve rrugaçë të sterilizuar për ti mbajtur nën kontroll për të mos e ndotur qytetin me lehjet dhe pëgërjet e tyre.
Shqiptarët shquhen për cilësira të ndryshme nga njëritjetri. Edhe Byzylykët ashtu do t'i kenë. Si janë vetë. Të personalizuar. Secili Byzylykun e vet. Me këtë rast, "Budallait vëri festen" do bëhet "Idiotit vëri Byzylykun".
Byzylyku, që jo tani me rastin e koronavirusit, por qysh herët është shpikur nga Bill Gatesi, Sorosi, Papa, dhe të tjerë konspiracionista të botës së nëndheshme, do zgjidhi përfundimisht problemin e shqiptarëve të cilët një herë thonë "europakurva", tjetrën herë "europanostra". Edhe "kurva", edhe "nostra", bota është e vogël për të dyja. Ja njëra ja tjetra. Që derrat llomotitës këtej e tutje të mos e dredhin por atë që mendojnë ta thonë si e dinë, sa herë tu vejë mendja te "europanostra", Byzylyku, me anë të softuerit që ka brenda, do ti japi urdhër trurit t'ua përplasi kokën pas murit.
Kemi në mes tënë ca gomerë që kanë shpikur rrotën. Veshgjatët tanë thonë se Perëndimi, Amerika, diplomatët, ambsadorët, janë komunista. O shtazë, Amerika dhe bota sjell tek ne nga ata që ka, nga ata që çon kudo. Njëherë e një kohë Perëndimin e paraqiste antikomunist kurvi. Dhe ju o kaqola kurvin po kopjoni. "Perëndimi" si ide teorike, si frymë pozitive, si model praktik, nuk ka qënë kurrë as fashist as komunist. Perëndimi nuk është si e duan derrat tanë. Perëndimi është si e duan votuesit e vet. Këtë gomarllëk shqiptaresk do ta ndreqi Byzylyku, i cili, derrat e torollepsur me kurvizëm, do ti bëjë të hanë mutin e vet.
Kemi ca që nuk dinë asnjë gjuhë të huaj. Por meqënse dinë ndonjë "vallahi" ose "erhamdylyla", mbahen dhe shpallen njohës të qytetërimeve lindore, dhe rrjedhimisht simpatizantë të tyre dhe refuzues të Perëndimit. Kopesë në fjalë Byzylyku elektronik nuk do tu bëjë asgjë. Do ti lerë të ngordhin si qen.
Shqipëria mediatike dhe Shqipëria reale s'ngjajnë aspak. Shqipëria mediatike, shpikje e pronarëve të mediave, ca rronxhobonxhove që s'kanë haber nga komunikimi, është një Shqipëri virtuale e shfytyruar si u intereson pronarëve për ta kërcënuar sa më fort qeverinë që tu bëjë favore. Byzylyku s'merret me pronarët kokderra surratqena. Për ta ndrequr këtë gabim, Byzylyku u nxjerr një sy dhe u shkul një vesh budallenjve që i hanë rrenat e tyre.
Butakëve që vetshpallen shkrimtarë, Byzylyku është i programuar në atë mënyrë që tua shtypi kokën mbi asfalt.
Me iriqat dhe zhabat që shpallen konservatorë jo sepse janë por sepse vuajnë nga ankthi i vdekjes së afërt për shkak të sëmundjes së pashërueshme ose vuajnë nga komplekse të ngjajshme, Byzylyku do tregohet i mëshirshëm, do i lërë në mjerimin e vet, atë të keqkuptimit kolosal se "Konservatorizëm" quhet çeta e tyre e kafenesë dhe jo principet shekullore.
Në Shqipëri, të mirat, të ligat, të ëmblat, të thartat, diktaturën, demokracinë, fitoret, humbjet, heroizmat, disfatat, të gjitha i ka bërë dhe po i bën Sigurimi. Që ta kuptojnë kaq gjë shejtanbudallenjtë të cilët fitoret e Sigurimit i paraqesin si të tyret, Byzylyku do përdori mënyrat e veta për tua përmbysur tavolinat e festave dhe helmuar të ngrënat.
I kemi provuar sistemet zgjedhore proporcionale dhe maxhoritare. Proporcionali sjell në Parlament disa krerë dhe zagarët kockalëpirës që i vinë pas. Maxhoritari e mbush Parlamentin me bandita dhe vrasësa dhe mafioza të cilët votat i blejnë. Që të vinë në vete të mësojnë se nuk e ka fajin sistemi por hileqarizmi shqiptaresk, Byzylyku do shndrrohet në brisk ose biçak dhe do ua presi duart, si atyre që votën e blejnë dhe atyre që votën e shesin.
Shqiptarët e dinë se aktorët e Hollivudit janë korçarë, futbollistat e famshëm të botës janë durrsakë, këngëtaret më të paguara janë drenicake, anglezët janë të gjithë bamirës, gjermanët janë të gjithë vrasës serialë, austriakët janë të gjithë albanologë. Për t'i ridimensionuar këto njohuri të thella të shqiptarëve, Byzylyku do bëjë theror një austriak, një kryeidiot, një komplotist konspiracionist që mbahet për albanolog, budallain Kurt Gostentschnigg. Kurti, si të gjithë, do ketë edhe ai një Byzylyk. Byzylyku i Kurtit, kur të shohi në ç'kyç dore ka rënë, do ngushtohet e do ngushtohet dalngadalë derisa Kurtit dorën t'ja këpusi. Kurtin nuk mund ta lënë pa Byzylyk. Byzylyku do jetë detyrim planetar. Por për një idiot si Kurti nuk mund të shpenzohen shumë byzylyqe. Po atë Byzylyk që ja këputu kyçin, Kurtit do ja vënë fillimisht tek secili nga gishtat e dorës së djathtë. Për të njëjtat arësye, edhe ato gishta Byzylyku Kurtit do ja këpusi. E kështu me rradhë Byzylyku do ja këpusi apo do ja qethi Kurtit të gjitha ekstremitetet ku do ja vënë Byzylykun; këmbën e majtë, këmbën e djathtë, gishtat e këmbës së majtë, gishtat e këmbës së djathtë, të dy shputat, buzët, gjuhën, hundën, të dy veshët, dhe Kurti do mbetet një top me dhjamë.
Clinton dhe Hillary Clinton nuk e bombarduan Serbinë sepse kishin ndonjë dashuri për Kosovën dhe kosovarët, por sepse dashnorja e Billit, Monica Lewinsky, është me origjinë nga Peja, dhe Hillary ishte njëkohësisht dashnorja e Nexhmedin Spahiut, Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt. Këto dhe të tjera konspiracione të faktuara do t'i bëjë të ditura Byzylyku i çdo shqiptari nëpërmjet valëve që do emetojë në eterin e zi të marrrëzisë njerëzore brenda të cilit me teoritë e tyre konspirative komplotiste kanë rënë kokë e këmbë shqiptarët.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tomor labi: 29/05/2020 10:53

    hyqyr qe bota ka dhe budallenj se do ishte e merzitshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen