Ç’ ndodhi në koncertin e Albano Carrisit? Nga mesazhi në letër shqip tek kujtesa për paqen! “Saranda okinawa” e homazhi për Michael Jackson me këngën që i çoi në gjyq

Albano Carrisi, nga Amfiteatri i Tiranës me koncertin në kuadër të Javës Italiane,  rrëmbeu publikun shqiptar në një rrugëtim në kohë përmes muzikës. Nga “Volare”, tek “Azzurro” ,“Nostalgia Canaglia” e “Sharazan”.

I shoqëruar me korin e instrumentistët në një performancë ‘live’ risolli në Tiranë përmes këngëve ‘ëndrrën e dikurshme italiane’. Edhe në këtë koncert për publikun që e duartrokiti edhe kur ishte nën regjimin komunist ka një mesazh në letër.

“Të dashur motra dhe vëllezër shqiptar, mirë se ju gjeta, unë miku juaj Albano. Kujtoj koncertin tim të parë në Shqipëri në vitin 1989, sot sërish këtu me ju. Ju dua shumë” përcjell Carrisi mesazhin në letër.

Po në atë koncert ku këndoi këngën “Liberta” një frymëzim për shqiptarët që aq fort e kërkonin demokracinë në izolimin e imponuar, e mbi të gjitha ku performoi “Saranda okinaëa”, këngën që u dedikoi shqiptarëve

Ai konflikt për këngën “I cigni di Balaka”  aq të ngjashme me “Will you be there” të kënduar nga Michael Jackson, u kujtua edhe në këtë mbrëmje, jo për të vijuar gjyqin, por për të nderuar artistin ndërkombëtar që tashmë nuk jeton më. Albano e këndon në nder të Jackson..

“Kemi pasur një takim të vogël, takim të këndshëm dhe jo të këndshëm, por më shumë do të thoja të këndshëm, sepse ai ka shkruar dhe ka kënduar një këngë një këngë në vitin 1991 me titullin “You ëill be there” por unë kisha shkruar një këngë të titulluar “ I cigni di Bakala” në vitin 1987 dhe për këtë arsye patëm një konflikt. Do të duhej të bënim një koncert bashkë në Arenën e Veronës, por kjo nuk qe e mundur sepse ai iku nga kjo jetë para kohe . Ishte një njeri i madh, do të ngelet një njeri i përmasave të jashtëzakonshme, dhe këtë mbrëmje unë do tju këndoj atë këngë “you ëill ne there””, kujton këngëtari italian.

Ndërvepron me publikun, mes batutash e bisedash ku duket se të gjithë e kuptojnë..

“Nuk e di sa prej jush e kuptojnë italishten (përgjigjet thuajse i gjithë publiku në Amfiteatër). Atëherë, ne qenkemi në Itali!”, thotë me humor këngëtari.

Një artist shumëdimensional si ai, që mbajti qëndrim menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, kërkon që edhe në koncertin e tij të përçojë një mesazh paqeje... 

“Mendoj gjithmonë për gjithë këtë shkencë që kanë gjetur kaq shumë zgjidhje, kundër sëmundjeve, kundër polmonitit, kundër tifos, falë Zotit dhe ndaj atij të mallkuari Covid. Do të më pëlqente që të shpikej një ilaç për të shkatërruar në trurin e njerëzve mendimin e luftës. Sepse jeta është aq e shkurtër dhe duhet jetuar deri në fund”, shprehet Carrisi.

Premton se do të rikthehet sërish, në Shqipërinë që tashmë e ka atdhe të dytë, ndërsa lë publikun të shijojë tingujt e tij të lumturisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja