'Çadër nën çadër'! Pamja që na vjen 1 muaj pas tërmetit e familjes 6 anëtarëshe nga Bubqi: Merak për nipin 7 muajsh

Ka kaluar 1 muaj nga tërmeti tragjik i cili tronditi Shqipërinë dhe la pas jetë të humbura dhe qindra banesa të rrënuara.

Çadër nën çadër, është kjo panorama e zymtë që na vjen në këto ditë festash nga familja me 6 anëtarë në njësinë Administrative Bubq. 6 pjestarët e familjes Dika mes të cilëve dhe një foshnje vetëm 7 muajshe jetojnë në çadër prej 1 muaji pasi tërmeti i 26 nëntorit i shkatërroi totalisht shtëpinë. Për t’i mbijetuar të ftohtit dhe reshjeve të shiut kjo familje ka ngritur 3 çadra të vogla brenda një çadre më të madhe. Në këtë mënyrë mesa duket i ftohti duhet të kalojë dhe një barrierë tjetër.

Djali i familjes, Oltjon Dika shprehet se e vetmja zgjidhje që ata kanë mundur të gjejnë është të ngrenë çadër brenda çadrës pasi në të kundërt e kanë të pamundur jetesën aty. Ai tregon edhe se si i kanë ndarë ambientet e çadrave mes pjestarëve të familjes.

“Këtu rri babi, këtu vëllai dhe këtu unë, këtu mami me nusen dhe djali i vogël. Këto çadra janë për të ftohtin sepse shtëpia është çarë komplet”, Tha Oltjon Dika

Në një cep të çadrës gjen disa enë dhe një bombol gazi për gatim, Oltjoni thotë se aty kanë kuzhinën, një kuzhinë e cila është shumë larg asaj normale.

Ndërkohë nënë Filja duket se merakun e vetëm ka nipin 7 muajsh, ajo thotë se ne e përballojmë të ftohtin por fëmija i vogël nuk pushon së qari.

“Ne po e kalojmë por, halli i çunit është i vogël, qante mbrëmë sepse dëgjontë zhurmë në çadër", tha e moshuara.

Në fshatrat e Fushë-Krujës janë të shumtë banorët që vijojnë të qëndrojnë në çadër pasi kanë edhe gjenë e gjallë dhe nuk mund të largohen.Por tempraturat janë ulur ndjeshëm ditët e fundit çka vështirëson edhe më shumë jetesën në çadër. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës