Ish-deputetja Caka në Report Tv: S’kemi pasur zyrtarisht asnjë propozim nga PD për numër mandatesh! Basha kishte plan për të sulmuar e izoluar LSI-në në aleancë me Edi Ramën

PD nuk ka bërë asnjë propozim zyrtar që të dilte me një listë të përbashkët me LSI-në, apo që t’i ofroheshin një numër i caktuar mandatesh. Kështu tha në Report Tv, anëtarja e kryesisë së LSI-së, Silva Caka, në përgjigje të deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, dhe sipas saj nuk duhet që të justifikojnë humbjen më këtë. Më tej Caka tha se ka pasur një plan të mirëmenduar për të sulmuar e më pas izoluar LSI-në, dhe për këtë, PD ka pasur aleancë Edi Ramën. Sipas ish-deputetes së LSI-së, përçarja mes PD-së dhe LSI-së u vu re në terren gjatë zhvillimit të fushatës elektorale.

‘Çdo parti ka struktura ka kryetarë të cilët diskutojnë me njëri-tjetrin, në Shqipëri është bërë e rrugës nëse nuk ka një komunikim strukturash partish ka një komunikim kryetarësh i cili merr më pas rrugën ligjore.  Nuk kemi pasur një propozim zyrtar që ne të përfshiheshim në një listë të përbashkët apo që të propozoheshin një numë ri caktuar mandatesh. Të dalin në media individë të cilët pavarësisht faktit që mund të jetë publik, por nuk nënkuptojnë asgjë në sensin e vendimmarrjeve të mëdha brenda partisë, por kur kjo nuk vjen nga një fuqi vendimarrëse, ky propozim nuk merret në konsideratë.

Nuk mund ta justifikojnë gjithë humbjen, që e patëm edhe të përbashkët. Nuk mund të justifikohet duke thënë se i ofruam LSI-së vende të sigurta në listë. Nuk mund të bëjë pis LSI-në as Gaz Bardhi as Lulzim Basha, i kemi qëndruar të gjitha kauzave të Lulzim Bashës. Dogjëm mandatet që të bënim Lulzim Bashën kryeministër. Zotëria jepte garanci se kishte garanci nga pala gjermane për zgjedhje të parakohshme.

Deri në një moment të caktuar u pa një frymë bashkëpunimi e më pas u shkëput me thikë. Daljet në terren nuk u bënë kurrë të përbashkëta. Edhe në Kombinat kemi dalë vetëm për ti dhënë protagonizëm Bashës. Kjo u pa si dobësia, ose ka qenë një plan i mirëmenduar për të sulmuar dhe izoluar sa më shumë LSI. Po kuptohet shumë qartë që ishte një qartë i mirëmenduar e gjithë aleanca nuk ka qenë as me Gjermanët, as me BE-në as me SHBA, por me Edi Ramën. Këto po më duken si njerëz që po luftojnë me mullinjtë e erës, por armikun.'- tha Caka.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se LSI nuk kishte pranuar të garonte me një listë të përbashkët me PD-në, duke pretenduar se mund të fitonin të vetëm 40 mandate. Sipas Bardhit, LSI nuk bëri asnjë ditë fushatë elektorale në Elbasan dhe kjo bëri që të mos fitonin asnjë mandat në qark.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lesheli: 12/11/2021 19:40

    Ju te lsi-sd jeni tragjedia e pd-se dhe shqiptareve. Kur te erdhi dhe ty radha te behesh politikane,qe te mori erzin like fshatari, o zot. Ke burre,nene,baba moj shushke te mbledhin,apo su le le burrmina. U rente nje damlla juve te lsi-se,parti hajdutesh e bordello.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët