Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në një darkë që do të mbahet sonte në Sarajevë, në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.
Ndërkohë që të martën, Meta do të jetë në takimin në nivel presidentësh në Jahorinë. Lajmi u konfirmua për Radio Evropa e Lirë nga këshilltari i Metës për rajon dhe diasporë, ambasadori Flamur Gashi.
Më herët, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria, në shenjë solidariteti me Kosovën, e ka anuluar pjesëmarrjen në samit, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të organizatorit me Kosovën. Cakaj deklaroi se trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet.
Dy ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi mospjesëmarrjen e vendit të tij në këtë samit, me argumentin se shteti nuk është trajtuar si i barabartë me pjesëmarrësit e tjerë. Organizatorët nuk e kanë ftuar Thaçin në cilësinë e presidentit, por thjesht si një përfaqësues, ndryshe nga drejtuesit e vendeve të tjera.
Duket se presidenti Ilir Meta nuk e ka parë të arsyeshëm qëndrimin e Kosovës dhe diplomacisë shqiptare ndaj kësaj çështjeje.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.7%
-
Korrupsion
83%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nuk ndal sulmet ndaj Altin Dumanit: Po përdor SPAK për të marrë peng njerëz brenda opozitës
16 Shtator, 18:24
-
Berisha i pandehur, Meta në hetim, ‘çmendet' sekretari i Ilirit! Tedi Blushi sulmon Dumanin: Koha t'u tregojmë vendin! Meritojnë t'i sekuestrohen dhe rrobat e trupit
13 Shtator, 15:03
-
Berisha i pandehur/ Meta e merr në mbrojtje: Vendim politik i paracaktuar! Sulmon SPAK: Nën drejtimin e Dumanit, ‘vrasës’ si Nuredini
12 Shtator, 14:39
-
'Plakat e Jetës' të Kadaresë dhe magjistaret e Tiranës dhe Korçës
7 Shtator, 11:10
-
Largimi i Rrumbullakut/ Opozita: E shkarkuan me ceremoni se s’mbuloi skandalin e TIMS! PL: Janë kthyer në polici privatë të Ramës
6 Shtator, 16:45
-
Meta nuk ndal sulmet ndaj Kryemadhit: Shiti mandatet! Komision hetimor brenda PL-së për bashkëpunëtorët e SPAK dhe abuzimin me fondet e partisë
6 Shtator, 13:22
-
20-vjetori i themelimit të LSI, Meta i kujton Kryemadhit si e largoi nga partia: I dhash fund nepotizmit dhe korrupsionit! E akuzon se shiti mandatet
6 Shtator, 09:31
-
'Meta festoi ditëlindjen me ajkën e krimit!' Avokati Kara bën deklaratën e fortë: Erdhën me brekë nga fshati e u bënë miliarderë
4 Shtator, 20:14
-
Detajet e reja nga hetimet e dosjeve korruptive të Metës dhe Kryemadhit, provat që do të fundosin zinxhirin drejtues të ish LSI
31 Gusht, 16:07
-
VIDEO/ Ilir Meta 'tremb' të ftuarit në Jalë, mban frymën gjatë në det
30 Gusht, 22:41
-
Ilir Meta tregon ushqimin e tij të preferuar: Ha tre herë në javë fasule
29 Gusht, 18:49
-
Meta zbulon pasionin për ping pongun, bën zhytje dhe rrotullim në vend: Ça ishte? Tre pikësh ishte? (VIDEO)
28 Gusht, 21:22
Shtrohet pyetja se kende e perfaqeson ky njeri..?..Ne koridore te drejetesise se munguar me vite me radhe,flitet se legeni i pare nga politika kriminale shqiptare do jete pikrisht presidenti,po qe se rikthehet nga Sarajeva,a po do behen bashke me Grujevskin ne Hungari..
Përgjigjushqiperia nuk shkon. tradhtari shkon
PërgjigjuWaaaa cfare tradhetari!
PërgjigjuE te se... ne te Theodhoriut shkofte Kokdaullja e Skraparit
PërgjigjuSHERBETORI I SERBISE E NXORRI ME NE FUND KOKEN!!!
PërgjigjuPresident tradhtar dhe Hajdut ? Ku Duhet Shporur SA me perpara !!!!
Përgjigju