Cakaj në Pragë, takon Petříček: Republika Çeke mbështetëse e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor

Cakaj në Pragë, takon Petříček: Republika Çeke mbështetëse e zgjerimit të BE në Ballkanin Perëndimor

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Pragë zhvilloi edhe një takim zyrtar me Ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, Tomáš Petříček.

Gjatë takimit homologët diskutuan veçanërisht për rëndësinë e rritjes së ndërveprimit ekonomik mes dy vendeve.

“Mbajtja e mbledhjes të Grupit të Përbashkët të Punës për Bashkëpunim Ekonomik dhe fillimi i fluturimeve direkte Tiranë-Pragë, janë hapa të domosdoshëm për të forcuar tutje lidhjen ekonomike mes dy vendeve.”- u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë e Bashkimit Evropian.

Republika Çeke, tha për Ministrin në detyrë, është një mbështetëse e fuqishme politike e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe mbetet e gatshme edhe për dhënien e ndihmës teknike në rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Në fund, vlen të theksohet se bashkëpunimi në rrafshin e diplomacisë shumëpalëshe mbetet jashtëzakonisht i vyer. Krahas bashkëpunimit, veçanërisht në dimensionin njerëzor, në kuadër të OSBE-së, tashmë ekziston edhe mbështetja për përpjekjen e Shqipërisë për t'u bërë anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit 2022-2023.”- tha në takimin e zhvilluar Kryediplomati Cakaj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pal Palushi: 10/09/2020 19:47

    Ti more pioner je shume i ri ne zanate po ik ne Kosove me gjithe respektin e madh per popullin Bella te Kosoves dhe mbaroi edhe 2 klase shkolle

    Përgjigju
  • Leo: 10/09/2020 16:58

    Debatiks Caka, ate konsullen e Milanos si e ktheve ne detyre, aq shumë ta paska mbush xhepin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena