Cakaj takon sekretaren franceze të shtetit për çështjet europiane

Cakaj takon sekretaren franceze të shtetit për çështjet europiane

Gent Cakaj dhe Amélie De Montchalin

Në turin e takimeve në Paris, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Francës, Amélie De Montchalin.

Në takim të dy bashkëbiseduesit ndanë bindjen se rritja e angazhimit të BE-së dhe veçanërisht e Francës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor. 

Angazhimi i shtuar i vendeve anëtare nuk do të thotë zëvendësim për procesin e zgjerimit të BE-së në rajon si dhe hapja e negocitave për anëtarësim me Shqipërinë nuk është e domosdoshme vetëm për faktin se Shqipëria tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike, por edhe jetike për ta ruajtur besueshmërinë e vetë politikave të zgjerimit të BE-së.

“Tashmë jemi në prag të operacionalizimit të mbështetjes së Agjencisë Franceze për Zhvillim për Shqipërinë. Natyrisht, Shqipëria është shumë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Francës në një numër të konsiderueshëm të fushave sektoriale”, tha ministri në detyrë Cakaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë