'Calciopoli' belg, arrestime për evazion dhe trukim ndeshjesh

'Calciopoli' belg, arrestime për evazion dhe trukim ndeshjesh

Foto Ilustruese

Një tërmet i vërtetë ka tronditur futbollin belg ku ditën e djeshme policia ka bastisur zyrat e dhjetëra klubeve të njohura në atë që po cilësohet si “Calciopoli” belg.

Prokuroria po heton në futbollin belg për disa krime si riciklim , korrupsion, evazion fiskal dhe trukime ndeshjesh. Me kërkesë të Gjykatës 13 urdhër ndalime janë ekzekutuar edhe jashtë shtetit belg dhe diçka të tillë e ka bërë me dije Prokuroria vendase.

Policia lokale dje ka bërë kontrolle në selitë e disa klubeve të njohura në Belgjikë në bazë të hetimit për evazion që lidhet me transferimin e futbollistëve dhe trukim ndeshjesh.

Konfirmohet se agjenti i njohur i futbollistëve Mogi Bayat ish-menaxheri i ekipit Sporting Charleroi është në qëndër të hetimit dhe është arrestuar. Mediat belge kanë deklaruar se janë bastisur zyrat e Anderlecht, Club Brugge dhe të Standard Liezh ku janë sekuestruar disa kontrata të lojtarëve që kanë qënë në menaxhimin e Bayat.

Po ashtu është konfirmuar se janë ndaluar dhe marrë në pyetje edhe ish-trajneri i Anderlecht, Herman Van Holsbeeck, trajneri aktual i Klub Bryzh Ivan Leko dhe dy arbitra. Hetimi ka të bëjë evasion fiskal, riciklim parash dhe trukime ndeshjesh dhe urdhër arreste janë lëshuar edhe në vende të tjera si Francë, Luksemburg, Mal i Zi, Serbi dhe Maqedoni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion