TIRANE - “Kërkoni shefin? Nuk është, ka shkuar për të përgatitur zyrën e re. Zyrat e call center në Tiranë, lulëzojnë (çelin) si tulipanët në pranverën dixhitale shqiptare.

Punojnë vetëm për ne, zyra të vogla dhe të mëdha të mbushura me tavolina, kompjutera dhe shpirtra të zënë. Sërish në Tiranë: “Forca djema, le të lëvizim pak, më të shpejtë!”, - bërtet një vajzë që mund të jetë 25 vjeç dhe komandon 12 kolegë në vendin e punës. Kokën poshtë dhe kufjet e vendosura për të bërë telefonata. “Alo? Mirëmbrëma, telefonoj për t'ju propozuar një tarifë të re”, -thotë Erisa me një theks të rëndë, por më pak se ajo që do të prisje nga Bresanone, Sassari ose Molfetta.

Mendoni për një kompani shumëkombëshe, pothuajse e keni gjetur.

Vodafone, Tim ose ''3'' Sky ose Mediashopping, Edison ose Sorgenia, Fastweb, British Telecom ose kë të dëshironi, në shtizën e "call center" që na shesin këtë ose atë, ose që na asistojnë mes kontratave dhe ofertave, gjithmonë e më shpesh rreh flamuri i kuq, ai me shqiponjën e zezë me dy krerë të Shqipërisë. Edhe mes tyre gjendet pranë makineria e kafesë që shpërndan energji për të investuar në telefonatat për Italinë, ndërsa mijëra djem e vajza bëjnë shaka me njëri-tjetrin në gjuhën tonë. “Bumi” është mbresëlënës. 7 vjet më parë nuk kishte asgjë, sot janë të paktën 70 shoqëri që shesin nga të gjitha produktet: “Madje edhe pelena, na thotë një e punësuar”, tregon Cesare Regolo i Albacall, shqiptar i grupit kalabrez “Abramo” i hapur në Tiranë në vitin 2010. “Kemi filluar në Shqipëri me 130 vende, tani kemi me mijëra në 5.000 metra katror, dhe do të arrijmë në 1300 në 2013-ën”. Titullari i call centerit që ishte jashtë vendit për të hapur një zyrë të re, quhet Alessandro Gala, ai është italian dhe krijimi i tij "Future Generation", hapur dy vjet më parë me një partner të ri shqiptar, ka një ushtri të vogël prej 300 të punësuarish.

Një mizë në krahasim me ushtrinë e Agron Shehaj, shqiptar që pas diplomimit në Ekonomi, mbaroi dhe një master në Bolzano. “Jam kthyer në Tiranë në vitin 2005, por prindërit e mi jetojnë në Itali. Kur hapa call center-in e parë të kompanisë sime, IDS, klientët më pyesnin: “Në Shqipëri? Por nuk ka luftë? Tani unë kam dy mijë të punësuar, dhe fuçia nuk është as në gjysmë, ka shumë për të bërë para se të prekim fundin”. Ndërsa flet për karrierën e tij si një yll biznesi, na shoqëron në sallonet e reja në afërsi të ish-Bllok-ut, lagjia antike e pakalueshme e diktatorit Enver Hoxha e transformuar në zemrën e jetës së natës së Tiranës, ku të gjen ora katër e mëngjesit në një restorant, bar ose lokal modern: “Kemi marrë 4 kate, jemi në rritje të vazhdueshme, kemi tashmë 8 seli në qytete të ndryshme. Këtu të gjithë flasin italisht, e kuptoj që dikush mund edhe të shqetësohet për këtë fakt"

Të shqetësuar? Pak, - qesh Agroni. “Janë klientët tanë ata që na sigurojnë se do të vazhdojnë të investojnë këtu. Është në interesin e tyre”. Jetmira Ramolli thotë: "Unë punoj në call center që prej moshës 17 vjeçare dhe në atë kohë isha në gjimnaz, tani jam 24 dhe studioj në Universitetin Ekonomik të Tiranës. Punoj gjashtë orë në ditë dhe fitoj € 350 në muaj, një rrogë e mirë kjo, dhe orari fleksibël më krijon mundësi për të studiuar". Në Itali, për gjashtë orë, paga mesatare është 850 €, dhe bizneset nuk kanë normën e sheshtë prej 10% mbi të ardhurat e biznesit dhe të ardhurat personale si në Shqipëri.

Të shqetësuar? Sindikatat italiane të tregtisë dridhen duke menduar për 90.000 familjet që priren në pasigurinë dhe të ardhurat e pakta të një sektori të dobët dhe të ekspozuar ndaj konkurrencës shqiptare apo tuniziane.

“Bota ku jetojmë nuk është më një botë të rinjsh. Mosha mesatare është rritur, të punësuarit janë 40 vjeç dhe me familje, jemi duke folur për 50 mijë të punësuar dhe 40 mijë me kontratë . Tregu kërkon gjithnjë më shumë fleksibilitet dhe një kosto më të ulët të punës.” Për çdo kontratë agjensitë shumëkombëshe pretendojë ulje: kështu në Itali mbyllen dyqanet dhe shitëset largohen jashtë vendit. Rreziku social është mjaft i lartë. “Ligji –vijon Borgialli- ka marrë shumë nga kërkesat tona, si dhe mbrotjen e të dhënave të ndjeshme. Kemi kërkuar që klienti të zgjedhë vetë ku dëshiron të menaxhohet praktika.

Pushtimi fashist projektoi strukturën urbanistike dhe artitekturore të Tiranës, me bulevardin e madh rreth të cilit qëndrojnë pallatet e pushtetit. “Nuk rreshtëm kurrë së qeni një koloni italiane, - thotë Agroni, - dhe nuk na vjen keq për këtë: importojmë nga Italia 70% të produkteve, të gjitha italiane, nga uji mineral deri tek makaronat, nga mobiljet e deri tek pajisjet elektrike. Jemi të dashuruar me Italinë, por edhe me italianët të cilët nuk i duam më pak.

Roma është sponsor për afrimin mes Shqipërisë dhe Evpropës: “Jemi të parët që po ndërmarrim shkëmbim, janë rreth 26 lidhje në 9 qytete italiane dhe interesi i sipërmarrësve është i dukshëm. Nga energjia për prodhim dhe telekomunikacionit kemi më shumë se 400 ndërmarrje, por nevojitet që Shqipëria të bëjë hapa të tjerë përpara mbi luftën kundër korrupsionit, ndarjen e pronës private dhe sigurimin e të drejtës,- është shpehur ambasadori Italian Massimi Gaiani. Bizneset ndërkohë i kanë realizuar të tjerët. “Austriakët në banka dhe në kompanitë e sigurimit, amerikanët në kontratën me mega-trilion euro për autostradën në Kosovë, vendet arabe në hotele, ndërsa italianët janë spekuluar mbi incentivat dhe kanë rrezikuar pak ku industritë e mëdha deri tani nuk mund të lëvizin”, -është shprehur drejtori i gazetës së përditshme, Mapo, Artur Zheji.

Në tekstil, fabrikat komuniste u konvertuan në stilin kinez për të prezantuar modën italiane. Tani, vijnë call center-at: Investime të vazhdueshme, rezultate të shpejta. Grupi Abramo, bazuar në “Caraffa di Cantazaro” dhe 3.500 operatorët në Ilati, fitoi kontratën për qendrën botërore të mbrojtjes së konsumatorit. Në të gjitha vendet e botës kush prenoton një biletë apo ndryshon një udhëtim i duhet të përdorë kartën “Millemiglia”, ndërsa për kompanitë e vendit e gjejnë veten duke kominikuar me Albacall në Tiranë.

(Në foto, Agron Shehaj)

(shqiptarja.com)