Capello: Juve dhe Milan kriza të ndryshme, por i njëjti konfuzion! Është koha të mendojnë për të ardhmen

Capello: Juve dhe Milan kriza të ndryshme, por i njëjti konfuzion! Është koha të mendojnë për të ardhmen

Fabio Capello

Për situatën e nderë që po kalojnë të dyja klubet më të rëndësishme në Itali ka folur edhe Fabio Capello, që në një opinion sqaron punën që duhet bërë për ringritjen.

Qershorin e kaluar, brenda 24 orëve nga njëri-tjetri, Milani dhe Juventusi prezantuan trajnerët e tyre të rinj, të cilëve u kishin besuar një projekt afatgjatë. Si Paulo Fonseca ashtu edhe Thiago Motta kishin nënshkruar kontrata tre vjeçare. Në fund të marsit gjithçka është ndryshe, Fonseca u shkarkua pas 7 muajsh nga Milani, ndërsa Motta pas 9 muajsh nga Juventusi.

Ky është ligji i klubeve të mëdha ku koha është relative dhe ku gjithçka varet gjithmonë nga rezultatet. Nëse për dy skuadra që kanë bërë historinë e futbollit italian dhe atij botëror, të luash në Champions League e ardhshme është e barabartë me një fitore, atëherë diçka nuk shkon. Dhe nëse dy trajnerët e ardhshëm, Conceiçao dhe Tudor, me shumë gjasa janë të destinuar të thonë lamtumirë në fund të sezonit, atëherë ndodhemi përtej një viti thjesht të keq.

GABIME PËR TË MOS PËRSËRITUR - Nga të dyja palët janë bërë gabime që nuk duhen përsëritur, me përgjegjësi që duhen theksuar dhe në disa raste edhe evidentuar. Mendoj për Milanin, ku gjithçka më duket e ndërlikuar: cili është saktësisht zinxhiri komandues? Nëse trajneri i zgjedhur në fillim të sezonit përfundon jo bindës, nëse strategjitë e transferimeve nuk kanë funksionuar, duhet të jetë e mundur të identifikohet një figurë drejtuese që zgjodhi ata lojtarë dhe atë trajner, por te kuqezinjtë ende nuk është e qartë se kush bën çfarë.

Ibrahimoviç nuk është menaxher, por këshilltar i pronarëve, por pak kohë më parë tha se është shefi dhe se është ai në krye. Megjithatë, hierarkia në zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv duket se po shkon në një drejtim tjetër, me kryeshefin Furlani. Edhe tifozët janë konfuzë, nuk dinë kë të fajësojnë realisht për një sezon që rrezikon seriozisht të përfundojë pa një vend në Champions League.

PRITSHMËRITË - Te Juventus situata është më e qartë dhe për rrjedhojë edhe përgjegjësitë janë më të qarta. Drejtori teknik Giuntoli ka realizuar një merkato si protagonist, duke shpenzuar mbi 200 milionë euro për të revolucionarizuar skuadrën, por performanca e bardhezinjve nuk ka rezultuar e duhura (dhe paratë e investuara). Motta mori dëmshpërblim, siç ndodh gjithmonë në këto situata, por kam përshtypjen se Giuntoli tani ka arritur në një udhëkryq; a do të pranonte klubi një tjetër sezon zhgënjyes si ky?

DURIM I KUFIZUAR - E përsëris, durimi në klubet e mëdha ka horizonte të kufizuara dhe kjo është e vërtetë si për trajnerët ashtu edhe për drejtuesit. Kjo vlen edhe për lojtarët. Në këtë terren, rrugët e Milanit dhe Juventusit po ndahen, sepse nëse në Torino ishte fjala për t'i dhënë formë një grupi me shumë fytyra të reja në krahasim me sezonin e kaluar, te kuqezinjtë nisën nga emra që deri vonë konsideroheshin të sigurt.

Maignan, Theo Hernandez, Leao, të gjithë njerëzit që nuk mbërritën dje në Milano dhe që fituan një kampionat me kuqezinjtë; ata duhet të kishin tërhequr grupin dhe të ndihmonin trajnerin e tyre, Fonseca në fillim dhe më pas Conceiçao, për të formuar ekipin, përkundrazi jo vetëm që nuk morën kontrollin e situatës, por përjetuan momentet më të këqija pikërisht këtë vit.

Ka të ngjarë që të ketë pasur një gjykim të gabuar për të tre, ata mendohej se ishin udhëheqës, por nuk janë. Kjo është arsyeja pse e ardhmja duket edhe më e pasigurt se e tashmja. A duhet t'i shesë Milani, të kthejë faqen dhe të besojë te lojtarët e tjerë si Reijnders dhe Pulisic apo mund të mbështetet ende tek ata?

Paradoksi, për të dyja skuadrat, është se këtë sezon ka ende disa gjëra për të thënë. Milani ka ngritur tashmë një trofe, Superkupën e fituar në derbin e Riadit dhe mund të ngrejë një tjetër. Kupa e Italisë është një objektiv i arritshëm, por pa kualifikimin për në Champions League - tani 6 pikë larg - sezoni do të cilësohej ende si negativ.

SHIKONI PËRPARA - Juventusi është i nxehtë në vendin e katërt, vetëm një pikë larg dhe në qershor do të luajë Kupën e parë të Botës për Klube në histori, i vetmi klub italian së bashku me Interin.

Është e pashmangshme atëherë që të dy, 'Djajtë' dhe 'Zonja' tashmë po shohin përpara, tek trajnerët e ardhshëm dhe në rastin e kuqezinjve, edhe tek drejtori sportiv që nuk është këtu sot. Megjithatë, ajo që ka rëndësi është se Milani dhe Juventusi e kanë të qartë atë që duhet për të filluar sërish, për të ndërtuar një grup fitues, nuk nevojiten algoritme, nevojiten njerëz që janë të aftë të kuptojnë nëse një profil i caktuar ka atë që duhet për të përballuar peshën e 'San Siros' apo 'Allianz Stadium'. Përndryshe, ju nuk do të shkoni larg.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

U përpoq të arratisej nga policia, reperi i njohur ndërron jetë në ditën e lindjes

U përpoq të arratisej nga policia, reperi i njohur ndërron jetë në ditën e lindjes