Cara denoncoi ndotjen në lumin Erzen, Meta e mbështet: Situatë skandaloze! Qeveria do marrë përgjigjen e merituar më 14 maj

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit Igli Cara denoncoi ndotjen në lumin Erzen duke thënë se ujërat e kontaminuara nga Landfilli i Sharrës derdhen atje. Cara bëri publike edhe disa pamje duke treguar se pas lumit Erzen, ujërat e kontaminuara përfundojnë në Gjirin e Ishmit në Durrës. Ai kërkonte që organet ligjzbatuese të merrnin menjëherë masa.

“Nuk mund ta përcaktoj nivelin e ndotjes dhe rrezikut, por pamjet flasin vetë. Pa harruar dëmin financiar prej miliona eurosh për dërgimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës, që i shkaktohet Bashkisë së Durrësit dhe si rrjedhojë vetë banorëve të qytetit.

Në këto kushte i bëj thirrje publike organeve ligjzbatuese të verifikojnë situatën dhe të merren masa të menjëhershme për të siguruar shëndetin dhe jetën e banorëve, të cilët paguajnë taksa, por jo për t’u helmuar!” shkroi Cara.

Në mbështetje të tij doli kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili shkruan se kjo situatë dëmton shëndetin e qytetarëve me ndotjen e ujërave të lumenjve. Duke i vënë theksin zgjedhjeve të 14 majit dhe kandidaturës së Igli Carës, Meta shkruan se qeveria do e marrë përgjigjen e merituar.

“Solidaritet dhe mbështetje të plotë për shqetësimin e ngritur nga Kryebashkiaku i ardhshëm i Durrësit, z.Igli Cara për Ujërat e kontaminuara të Landfillit të Sharrës, që përfundojnë në Erzen dhe më pas në Gjirin e Ishmit në Durrës.

Ky problem është denoncuar vazhdimisht edhe më parë nga komuniteti i Ishmit dhe Shoqatat Mjedisore.

Kjo situatë skandaloze ku Bashkia e Veliajt grabit qindra milion euro për inceneratorë, që nuk ekzistojnë dhe Bashkia e Durrësit, që shpërdoron miliona euro për të çuar plehrat në Landfillin e Tiranës duke dëmtuar edhe shëndetin e qytetarëve me ndotjen e ujërave të lumenjve, do ta marrin përgjigjen e merituar më 14 maj kur pushteti lokal do t'u kthehet qytetarëve. Qytetarët janë të parët!”, shkroi Meta.

 

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj