Takim i rradhës për kandidatin e Partsë Demokratike për Bashkinë e Kavajës Ëngjëll Cara ishte në fshatin "Luz i Vogël", nga ku shpalosi platformën e tij për zhvillimin e bujqësisë në zonat rural por dhe denoncoi një shkelje të kandidatit të PS Roshi
Kandidati i djathtë Cara, denoncoi një shkelje flagrante të ligjit nga kandidati i majtë Elvis Rroshi, i cili ka tejkaluar kompetencat ligjore, duke dhënë leje rikonstruksioni të një ndërtese, pa juridiksionin përkatës, duke qenë që Bashkia e re nuk është kostituuar akoma.
Në këtë takim ishte i pranishën dhe kryetari i Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, si pjesë e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.
“Ja një shembull që Elvisi del jashtë ligjit. Vërtetim, nuk e them për arsye etike emrin e qytetarit në Domën, që mund të ndërtojë, rikonstruktojë çatinë dhe Ervin Rroshi, ia jep për zbatim Ilir Rrapushit. A ka shkelje ligjore më të madhe se kjo, kalim kompetence? Si mund të drejtojë ky njëri që nuk e ka të qartë ç'është ligji? Deri sa të bëhet konstituimi i Bashkisë së re, drejtues të Bashkive janë ata që janë dhe të njesive administrative, të komunave janë: Përparim Caça, Hajrulla Tafa dhe Namir Gjoci" - tha kandidati Cara.
Më pas ai u ndal dhe në disa shtylla të programit të tij elektoral, në të cilin, si prioritet për "Luzin e Vogël" është pastrimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse.
“Do të bëjmë rregullisht pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse. Do të marrim përgjegjësinë, dhe e them këtu nga Luzi, që uji i vaditjes do të jetë në çdo parcelë të fermerëve të Bashkisë së re Kavajë"- tha Cara gjatë fjalës së tij.
/Shqiptarja.com