Carlo Bollino: Në emër të Çlirim Gjatës, gjykatësja legalizon llumin e shpifjeve dhe të sharjeve në Shqipëri!

Carlo Bollino: Në emër të Çlirim Gjatës, gjykatësja legalizon llumin e shpifjeve dhe të sharjeve në Shqipëri!

Kjo është një histori e një procesi gjyqësor surrealist, për kohën që ka marrë dhe për përfundimet në të cilat ka arritur. Eshtë gjithashtu dëshmi e një bashkëpunimi, që  për fat të keq, nuk është ndërprerë ende, mes një pjese të politikës së vjetër shqiptare dhe një pjese të drejtësisë së re, e cila ka mbetur ende nën presionin dhe ndikimin e njerëzve të së kaluarës, përkundër propagandës që na thotë se është riformuar tashmë. Në njërën anë të kësaj historie është Çlirim Rustem Gjata, një politikan që vazhdon të mbetet ende në hijen e sikletshme të babait të tij dhe i lidhur në gomonen e Sali Berishës për të mos u zhdukur, dhe që në fakt vlen vetëm 449 vota (kaq ishin votat e fituara në Tirane në zgjedhjet e vitit 2021). Në anën tjetër është Manjola Xhaxho, një gjyqëtare-breshkë që, pavarësisht prej personazhit politik të parëndësishëm që duhej të gjykonte, u përkul para arrogancës së tij dhe vonoi procedurat sa më shumë që mundi në vite. Manjola Xhaxho ka kaluar vettingun me nota të larta, por kjo nuk e ka bërë atë një gjyqtare transparente, duke treguar se reforma nuk mjafton për të riformuar gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë. Janë njerëzit guximtarë që bëjnë drejtësinë e drejtë, jo vetëm rregullat dhe as vetting-u. Në mes të tyre, jam unë, një gazetar i thjeshtë që pasi u stigmatizova si "i korruptuar" dhe "rrush" (ne kuptimin e organit genital) nga Çlirim Gjata në dy debate televizive në Top Channel në pranverën e vitit 2019, besova se një padi për shpifje dhe fyrje, ishte rruga më qytetare për të arritur drejtësi. 

Vendimi, që ka të bëjë me padinë time, është dhënë më 13 qershor 2022, por vetëm dy ditë më parë gjyqtarja Manjola Xhaxho ka gjetur guximin për të publikuar motivacionet e saj surrealiste (të cilat më kanë dhënë mua mundësinë, në fund, për të apeluar): megjithëse ligji kërkon 30 ditë kohë për t'u njoftuar për to, gjyqtarja-breshkë ka marrë 450 dite kohë. Një vonesë prej një viti e gjysmë dhe 34 faqet e lojës së fjalëve për të përfunduar se akuza që më është drejtuar nga Çlirim Gjata në televizion si "i korruptuar, megjithëse pa pasur ndonjë dëshmi konkrete" është vetëm një ''perceptim'' i tij legjitim, dhe si e tillë ''është një shprehje e lirisë së fjalës''. Ndërsa quajtja "rrush" është fyrje: por në mënyrë të pazakontë, madje edhe përpara konstatimit të këtij faji, Clirim Rustem Gjata nuk është dënuar me asnjë deshperblim, sepse sipas Manjola Xhaxhos, ky vendim  në vetvete është "ndëshkim" i mjaftueshëm për këtë "jurist" të Partisë Demokratike. Në fakt transformimi i vendimit në sanksione, pa ndonjë pasojë praktike për fajtorin, është një parim subversiv që minon kuptimin e drejtësisë. 

Kjo histori kafkjane ka një prapaskenë që është madje komike. Avokati im, Gavrosh Andoni, i cili gjatë kësaj ngjarjeje ka treguar një durim epik dhe profesionalizëm të madh, ka dorëzuar padinë më 16 korrik 2019 dhe shorti ka vendosur që të bjerë në dorë të Manjola Xhaxhos. Procedura parashikonte që gjyqtarja të njoftonte akuzat e mia ndaj Gjatës për t'i lejuar atij të shprehte mbrojtjen. Por Clirim Rustem Gjata kaloi ne klandestinitet. Është e vështirë për t'u besuar, por ky politikan që shfaqej çdo mbrëmje në televizion dhe që gjithashtu ishte drejtor i Departamentit juridik të Partisë Demokratike, ku kishte edhe një zyrë, ia doli të bëhej i padukshëm për më shumë se një vit. Duke u fshehur si një lepurush i ndjekur nga ftuesit e gjykatës, Gjata përdori truket më qesharake për të shmangur njoftimin dhe për të bllokuar fillimin e procesit. 

Fillimisht, i është lutur fqinjëve të pallatit të tij t'i  përgjigjeshin çdokujt që kërkonte informacione, duke thënë se kishte ndryshuar shtëpi. Më pas, ka urdhëruar rojet e PD-së të thoshte se askush nuk e njihte. Ai madje ka hequr pllakën me emrin e tij nga dera e zyrës së tij. Dhe kur postieri i palodhur më në fund e ka gjetur atë në telefon, ai ka filluar të mohojë që ishte ai: "Keni gabuar numrin, nuk jam unë" dhe e mbyllte. Gjyqtarja Manjola Xhaxho, pas çdo mungese të tillë nuk habitej fare dhe e shtynte e lumtur procesin ndaj Clirim Rustem Gjatës, këtij avokati të supozuar që frekuentonte gjykatën për arsyet e veta, por në momentin e duhur shndërrohej një fantazmë. Gjuetia ndaj Çlirim Gjatës mobilizoi struktura të gjykatës, dhe vetëm për këtë arsye do të meritonte të dënohej me dëmshpërblim për kostot e shkaktuar buxhetit te Shtetit. Duke iu drejtuar organeve të ndryshme për të zbuluar se ku fshihej, nga Gjendja civile, tek Tatimet, nga kompanitë telefonike deri në drejtorine e Sigurimeve Shoqërore, më në fund zbulohet se në vitin 2019 ishte paguar (kushedi se pse) nga Urdhëri i Farmacistëve. Eshtë e kotë të shtojmë se edhe pasi u pyetën, edhe përgjegjësit e Urdhërit të Farmacistëve u shprehën se i kishin humbur gjurmët e Gjatës!  

Falë këmbënguljes së avokatit tim, Manjola Xhaxho, vetëm në qershor të 2020 (një vit nga fillimi i procedurës) është detyruar te bëjë atë që nuk do të kishte dashur kurrë: Ti komunikojë Çlirim Rustem Gjatës padine time civile përmes shpalljes. Procedura konsiston në një lajmërim publik që vendoset në dyert e gjykatës, në pallatin ku banonte dhe në Partinë Demokratike. Një procedurë ekstreme, normalisht e përdorur për kriminelët në arratisje, ose për ata që dyshohet se kanë vdekur. Sigurisht një praktikë poshtëruese për një person publik si ai. Por Gjata as nuk ndjen turp dhe në fakt u përpoq të shmangë edhe shpalljen për një tjetër muaj, deri kur shkruajtëm te Shqiptarja.com, vetëm atëherë u detyrua të paraqitet në gjykatë, pasi e vetmja alternativë i mbejtej arratisja nga Shqipëria për gjithmonë.  

Në realitet, frika e tij për të marrë pjesë në procesin civil, ishte thellësisht e ekzagjeruar, pasi për ta bërë situatën sa më komode për të u mor vetë gjykatësja. Pa treguar asnjë bezdi ndaj sjelljes harbute dhe pa respekt të Çlirim Gjatës drejt Gjykatës  me arratinë e tij qesharake, Manjola Xhaxho e refuzoi akuzën për shpifje në ngarkim të tij duke shkruar një vendim që duket si një nxitje ndaj vulgaritetit dhe dhunës televizive. Sipas Xhaxhos, akuzat për korrupsion ndaj meje ''ishin vetëm një  perceptim i tij'' dhe si të tilla ''përbënin një manifestim legjitim të lirisë së mendimit''. Sipas gjykatëses unë si opinionist duhet të tregoj “më shumë tolerancë ndaj kritikave, në krahasim me një qytetar të thjeshtë”, ndërsa duke më quajtur “të korruptuar” ishte ''vetëm një opinion dhe jo një fakt dhe pikërisht sepse akuza nuk ishte e bazuar në një fakt konkret, nuk mund të konsiderohet një informacion fals dhe as shpifje''. Si një lehtësues tjetër të pabesueshëm, sipas Xhaxhos, Gjata ka edhe faktin se e ''ka shprehur këtë perceptim në publik dhe jo në një dialog privat'' dhe kjo tregon, sipas gjykatëses, se nuk ishte një çështje personale. Sikur të ekzistonte në kod një shpifje private.

Arsyetimi ligjor është surreal, por sjell një parim shumë të rrezikshëm sepse legjitimon lumin e shpifjeve dhe ofendimeve pa ndonjë prove të konfirmuar, që për vite me radhë po ndot dhe helmon gjuhën politike dhe mediatike të Shqipërisë dhe për të cilën njerëzit janë shumë të lodhur. Nuk është rastësi që ky parim, pa asnjë bazë juridike edhe ndërkombëtare (Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut kërkon që edhe opinionet pa prova të verifikueshme, të bazohen në ndonje element faktik), është i njëjti parim që për 30 vjet ka frymëzuar politikën e Sali Berishës dhe të shumtë "clirim gjatave" që e rrethojnë dhe që sot kanë gjetur dhe një gjyqtare që e bën atë madje të ligjshme. Sipas këtij parimi, unë mund të them me lehtësi që sipas opinionit tim dhe perceptimit personal, Manjola Xhaxho është një gjyqkatëse e korruptuar, dhe mund ta shkruaj këtë me qetësi të plotë pikërisht sepse nuk pretendoj të paraqes asnje prove. 

Post Scriptum: Çlirim Rustem Gjata është njohur madje edhe nga kjo gjykatëse që ka pranuar të kompromentojë imazhin e saj për ta mbrojtur atë, si një fyes ndaj meje! Sipas Manjola Xhaxhos, ky është ndëshkimi që ai meriton: Të mbahet mend si një fyes vulgar për gjithë ekzistencën e tij politike. 

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silva: 22/09/2023 10:28

    Po cfare nderi te madh na paske bere qe sna e paske nxjerr m ne televizor at hardhuc se na e ka shpif i pat hyp vetja mqef me politik

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 21/09/2023 20:07

    Z.Carlo Bollino.Je nga ATA njerez qe nderoni si vendim tend te origjines,Italiane,por Edhe Shqiperine.Je nje gazetar Shembull per gazetari e ne Shqiperi dhe Europe.Ne rastin tend,meqe nuk Ka drejtesi,Ka vend te Themi:"qente le te lehin,karvani shkoni perpara

    Përgjigju
  • Drini: 21/09/2023 02:54

    Carlo nuk mund te presesh drejtesi nga gjyqtaret e Sales dhe Metes. Por ti na ke bere nje sherbim te madh duke bere nje te struket si mi halesh Clirim Gjaten, nje pleher, nje mitoman nje te pacipe Tani do dali perseri ne studio te mashtroj

    Përgjigju
  • Ben: 20/09/2023 23:35

    Drejtesia eshte po aty ku ka qenë.Mos t'ju rrej menia se vetingu e rregulloi.Pse?Ka dy probleme,te gjithe qe e kaluan vetingun jane njelloj te korruptuar si ato qe nuk e kaluan dhe korrupsionin e kane ne ADN.

    Përgjigju
  • Sifi: 20/09/2023 20:49

    Per rastin konkret kur gjykatesja nuk ben detyren per te cilen paguhet nga taksat tona , duget nderhyrja e ILD per ti dhene ndeshkimin qe meriton .Po oati frike nga politika spo kushdo gjykates apo prokuror me mire te largohen nga sistemi i drejtesise ose ndryshe do kthehemi ne drejtesine e meparshme te urryer nga populli shqiptar

    Përgjigju
    • Carlo: 21/09/2023 15:00

      Kam raportuar vonesën e arsyetimit te ILD, por pa rezultat. Asnjë përgjigje

  • Psikologu: 20/09/2023 19:41

    Une kam perceptimin se kjo Manjola eshte nje....k***e. Perceptim eshte se ajo mund te jete edhe.... Kam disa percetime te tjera...

    Përgjigju
  • Illo: 20/09/2023 18:35

    Pa fjale! Bjeru Karlo! 450 dite per te shkruar nje vendim…wtf.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 20/09/2023 17:24

    Jemi ne shqiperi zoti Bolino dhe keto gjera Vulgate ndodhin pa te keq. Ketu cdo gje te behet ne dukje e mire veshtir te realizohet. Ketu jo vetem gjygjtaret por cdo gje eshte korruptuar deri ne gen. Per mos me e humbur shpresen besoj se duhet akoma shum qe te arrihet. Ky brez gjygjtaresh jan te pj***** nga sala dhe veshtir te largohen nga ajo form pune. Brezi i ri i magjistrateve them se mund te shkeputen nga kjo fare e dhj*** dhe ky vend te ec para si te gjitha vendet demokratike. Ti vazhdo luften tende te paepur ke perkrahjen e popullit te ndershem shqipetar ne luft kunder horrave qe kan 30 e ca vjet qe e kan zaptuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'