/ATSH/. - Reagimi i lojtarëve të Celsit në momentin e ndëshkimit të sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, me karton të kuq, nuk i ka pëlqyer aspak Jamie Carragherit.
Ish-lojtari i Liverpulit, që tani punon si ekspert në Sky Sports, këto veprime i ka quajtur të turpshme, ndersa për këtë ka fajësuar menaxherin e tyre, Jose Mourinho.
"Reagimi nga lojtarët e Celsit ishte i turpshem. Kjo është diçka e trishtueshte, qe është e dirigjuar nga Mourinho", ka theksuar ai.