Informacionet serioze për sulme të mundshme terroriste edhe në Shqipëri, të dhëna nga shërbimet sekrete të huaja, kanë bërë që policia të kalojë në gatishmëri të përforcuar.
Kjo edhe në vende publike, ndër to edhe në stadiume, salla shfaqjesh etj, që po mbikëqyren me efektivë policie por dhe me mjete teknologjike.
Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, konfirmoi se ka persona të cilët mbahen nën monitorim nga ana e tyre, si elementë potencial për sulme të mundshme, pavarësisht se sipas tij nuk ka vend për panik.
Masa të forta sigurie pritet të vijojnë të ndërmerren edhe në ngjarje apo evente të rëndësishme që parashikohet të zhvillohen.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com