Çdo shenjë ka karakteristikat e saj
Ja dhe parfumi që ju përshtatet 

Çdo shenjë ka karakteristikat e saj<br />Ja dhe parfumi që ju përshtatet 
Parfumi është shumë personal dhe si qëndron në lëkurën tuaj, nuk mund t’i qëndrojë dikujt tjetër.

Nëse ende nuk e keni gjetur aromën tuaj identifikuese pse të mos udhëhiqeni nga ajo çfarë thonë yjet?

Dashi- Një shpirt i fortë dhe i sigurt si ju ka nevojë për një aromë të zjarrtë. Sugjerojmë një parfum që ka nota të drunjta. Provoni: Stella McCartney Stella oser Hermés Eau des Merveilles

Demi- Nëse do të kishte ndonjë ngjyrë që do t’ju përshkruante, ajo do të ishte e gjelbërta. Ju jeni të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Një aromë e freskët do t’ju mbajë të përqëndruar. Provoni: Diptyque Philosykos ose Malin+Goetz Vetiver Eau de Parfum

Binjakët- Si binjakë që jeni, ju keni tendencën të ndryshoni si kameleon. Mund te keni pafund parfume dhe nuk identifikoheni me një. Provoni: Elizabeth & James Nirvana Black ose Commodity Orris

Gaforrja- Shenja më e edukuar nga të gjitha shenjat. Ju duhet një aromë e ngorhtë me nota vaniljeje apo trëndafili. Provoni: Pinrose Pinrose ose Aerin Tangier Vanille

Luani- Të përkushtuar, optimist dhe romantikë, Luanët kanë tendencë të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, aq sa shpeshherë e teprojnë. Trëndafili i ndihmon ata të mbajnë ekuilibrin mes natyrën së tyre protagoniste dhe anës romantike, si dhe balancon cilësitë e tyre. Provo: Le Labo Rose 31
 
Virgjëresha- Elastikë, të rafinuar dhe gati perfekt, Virgjëresha përfiton shumë nga efektet e temjanit. Ky vaj është një përbërës i mrekullueshëm që e ndihmon natyrën e tyre të jetë në ekilibër. Për Virgjëreshën temjani nxit qetësinë dhe e bën atë të jetë më e lirë. Provo: Chanel Coco Noir

Peshorja- Intelektualë, simpatikë dhe diplomatë. Natyra e Peshores, gjithmonë me takt, i bën të gjithë të ndihen mirrë me shoqërinë e tyre. Është një shenjë që pëlqen zakonisht të konfrontohet, edhe pse zakonisht lënë tek të tjerët të kuptohet se janë dembelë apo të painteresuar. Natyra sensuale e Peshores ndihmohet nga piperi, i cili i mban të balancuara dy anët e peshores. Provo: Penhaligon's Juniper Sling
 
Akrepi- Ekstremisht tërheqës dhe me një vetësiguri absolute. Është ndoshta shenja më sociale dhe gjithmonë gëzon adhurimin e të gjithëve. Akrepi ka tendencë të jetë konkurrent mjaft i fortë, edhe pse ndonjëherë ka më shumë armiq se miq. Thelbësore për të janë aromat me nuancat e trëndafilit, sepse i falin qetësi dhe emocion. Provo: Diptyque Do Son
 
Shigjetari- Besnikë, bujarë dhe unikë. Femrat Shigjetar janë gjithmonë në kërkim të aventuarve. Ndonjëherë e teprojnë me energjinë e tyre të pashtershme për të pasur çdo gjë nën kontroll. Për këtë janë më të prirura drejt aromave të veçanta, jo të zakonshme e të paqta. Provo: Narciso Rodriguez For Her
 
Bricjapi- Sinqeriteti ështe një shenjë dalluese e personalitetit të Bricjapit. Janë të fortë, të fokusuar dhe mjaft praktikë. Ndoshta ndonjëherë kanë nevojë për fantazi. Jasemini është aroma që i identifikon më së shumti dhe u nxjerr në pah anën e tyre sensuale. Provo: Calvin Klein Beauty

Ujori- Ju jeni në kërkim të aventurave dhe kureshtja është tipari kryesor që ju karakterizon. Një aromë e freskët dhe energjike është e përkryer për ju.  Provoni: Philosophy Pure Grace Summer Surf ose Mason Margiela Beach Walk

Peshqit- Të ngrohtë dhe të mëshirshëm, peshqit kanë një personalitet të butë dhe tërheqës. Aromat e luleve janë të përshtatshme për ju. Provoni: Viktok & Rolf Flowerbomb ose Tory Burch Absolu

Redaksia Online
Er.K./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv