Aktivisti i Shoqërisë Civile, Aulon Kalaja, ka bërë kërkesë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për mbajtjen e një tubimi paqësor ditën e shtunë më datë 3 shkurt në lidhje me “Çështjen e detit me Greqinë”, kërkesë e cila ende nuk është pranuar nga organet kompetente të cilat kanë kërkuar dokumentet shtesë për lejimin e këtij tubimi.
Pas kërkesës së aktivistit Kalaja, Policia e Tiranës ka kërkuar që njerëzit që do kujdesen për mbarëvajtjen e kësaj proteste, të jenë të pajisura me shenja dalluese dhe përgjegjësinë për çdo kundravajtje bie mbi organizatorin dhe personat që do të kujdesen për protestën.
Sipas Aulon Kalasë, ky tubim do të jetë paqësor dhe nuk do të ketë një axhendë fjalimesh, pasi nuk është protestë politike, dhe të gjithë qytetarët janë të lirë të shprehin mendimet e tyre në lidhje me “Çështjen e detit”.

Kërkesa e Aulon Kalasë

Përgjigja e Policisë së Tiranës
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com