Çfarë sekreti ka buqeta e Elia
Zaharias, kuptimi i çdo luleje

Çfarë sekreti ka buqeta e Elia<br />Zaharias, kuptimi i çdo luleje
Sot, Princi Leka II dhe Elia Zaharia kishin ceremoninë e një dasme të vërtetë mbretërore që do të zgjasë deri në mbrëmje.
 
Frida Banushi, floristja e Floral Fantasy ka rrëfyer për përzgjedhjen e kujdesshme të luleve që është bërë për këtë dasmë, por, çfarë është më interesantja edhe për buqetën e nuses, Princeshës Elia Zaharia, shkruan Class.
 
Ajo ka theksuar që çdo lule që është vendosur në këtë buqetë ka mesazhin e vet, që ka të bëjë si me prejardhjen e bashkëshortit të Elias dhe me të sajën, deri te kujtimet e fëmijërisë.
 
Trëndafili i bardhë, Mbretëresha Geraldinë thirrej Trëndafili i Bardhë i Budapestit dhe tregon dashuri, lumturi dhe bukuri.
 
Lilly of Valley, një lloj zymbyli, është lulja që përdoret nga të gjitha princeshat dhe shpreh besimin e plotë.
 
Daizy, lulja e deles, lulja e preferuar e mamasë dhe e fëmijërisë së Elias.
 
Gardenia, përfaqëson dëlirësi, pastërti.
 
Callas, përfaqëson bukuri madhështore.
 
Tulipan, dashuri perfekte
 
Bouvardia, thjeshtësi, elegancë.
 
Floristja tregon gjithashtu për dekorimin elegant të dy mjediseve, me të njëjtën tipologji lulesh, konkretisht lule bore, orkide, dendrobium, një lloj orkideje më e madhe, trëndafil, trëndafil spray gracia, astible, të gjitha në ngjyra të lehta.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois