Çfarë të bëni për flokët në darkë
që t'i keni të rregullta në mëngjes

Çfarë të bëni për flokët në darkë<br />që t'i keni të rregullta në mëngjes
Gjumi i natës bën mrekulli për lëkurën, por për fat të keq nuk mund të themi të njëjtën gjë për flokët. Përpara se të shtrihemi pastrojmë lëkurën, aplikojmë maska ushyqese e kremra hidratant e me kaq duket se përfundon rutina e kujdesit për veten. Mos vallë harruam flokët? Të gjithë vëmendjen tonë e merr lëkura, e flokët zor se krihen duke bërë që në mëngjes të zgjohemi në gjëndjen më të keqe. Në mënyrë që rregullimi i flokëve mos t’ju marrë më shumë se 5 minuta kohë në mëngjes duhet t’i kushtoni rëndësinë e duhur përpara se të flini. 

1. Kapini flokët gërshet nëse dëshironi t’i keni me onde në mëngjes  

2. Aplikoni disa pika vaj kokosi në majat e flokëve për t’i patur sa më të buta

3. Këllëfët prej mëndafshi reduktojnë ndjeshëm rënien e flokëve dhe elektrizimin. 

4. Nëse keni flokë të hollë mund të përdorni dhe produktet e kujdesit për fëmijët

Produktet e kujdesit të fëmijës të tilla si vajra dhe sprajte janë natyrale dhe shumë herë më me pak kimikate sesa produktet për të rriturit. Mundohuni t’i lani flokët tuaj me shampo fëmijësh, dhe të aplikoni vaj fëmijesh. Në mëngjes ju do të keni flokë të butë e të mahnitshëm dhe do të mbani erë bebe.

5. Përdorimi i pudrës do t’ju krijojë ondet e valëzuara aq shumë të dëshiruara.

Përpara se të shtriheni, aplikoni pak pudër në rrënjët e flokëve. Ky produkt do të thajë yndyrën dhe do të valëzojë flokët tuaj. 

6. Mbështillini flokët me çorape të holla najloni për të shmangur shpupuritjen

7. Përdorni pajisje plastike për flokët pasi të hekurit mund t’ju dëmtojnë/Living

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla