Çifti në Arabinë Saudite ndahet
vetëm dy orë pas martesës

Çifti në Arabinë Saudite ndahet<br />vetëm dy orë pas martesës
Një çift në Arabinë Saudite e kanë zgjatur martesën e tyre vetëm dy orë. Arsyeja e ndarjes së tyre ishte pasi theu marrëveshjen që nuk duhet të shpërndante fotografitë e dasmës në Snapchat.

Sapo burri e kuptoi që fotografitë ishin shpërndarë tek shoqet e nuses së tij ai i kërkoi menjëherë që të divorcoheshin. Marrëveshja për të mos shpërndarë foto ose video të ceremonisë është obligim ligjor, thuhet sipas mediave saudite.

Më herët këtë vit një burrë nga Arabia ishte ndarë nga gruaja e tij disa orë pas martesës, për shkak se ajo ishte shumë e zënë duke shkruar mesazhe me shoqet e saj pas martesës.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital