Këngëtarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga ka publikuar në profilin e saj në Instagram foto gjatë realizimit të tatuazhit të saj më të ri.

Pas bashkëpunimit me reperin Noizy në këngën “Gangsta Love”, duket se Çiljeta është bërë pjesë e “familjes OTR”.

Tatuazhi i saj në gishtin tregues  ishte pikërisht një kurorë ku shkruhej poshtë “OTR”.  

“Kam vënë kurorën si një anëtare e familjes OTR dhe ndihem  e lumtur”,-ka shkruar këngëtarja.

Më pas edhe reperi Noizy e ka ndarë foton e saj në profilin e tij në Instagram.








Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

5/3