Shoqata e Transportit Urban ka paralajmëruar se do të pezullojë aktivitetin e saj, duke ndërprerë shërbimin urban në Tiranë gjatë ditës së premte, nga ora 5 deri në 8 të mëngjesit.
PROTESTA
Nëse Këshilli Bashkiak i Tiranës nuk do të miratojë tarifat e reja për biletat e transportit publik deri të enjten, përfaqësuesit e kompanive që operojnë në kryeqytet paralajmërojnë greve tre orëshe ditën e premte, duke mos u shërbyer qytetarëve në orët e para të mëngjesit. Sipas kryetarit të shoqatës së transportit qytetas në Tiranë, është e drejtë ligjore që të operojnë me tarifat e reja, pavarësisht se ato mund të mos ndryshojnë nga ajo aktuale që është 30 leke bileta. “Duke
qenë në këtë situatë që jemi pa çmim, ne bëmë lajmërimin e fundit për bashkinë e Tiranës kryesisht, dhe për bashkitë e tjera që ditën e premte në rast se bashkia nuk merr asnjë masë për dërgimin e kërkesës bashkë me arsyetimin për vendosjen e tarifave të reja, nuk ka rëndësi nëse ulet, rritet apo mbetet kjo tarifë, është një procedurë ligjore që duhet të zbatohet. Transporti publik do të ndërpritet nga ora 05.00-0.8.00. Kjo është një shenjë paralajmërimi dhe me tej pastaj me shumë gjasë transporti publik nuk do të funksionojë”, thotë Fatos Vrapi, kryetar i shoqatës së Transportit Qytetas në Tiranë.
LIGJI
Me ligjin e vjetër tarifat dhe llojet e biletave që përdornin subjektet e transportit qytetas miratoheshin nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa tashmë çmimin e biletës duhet ta përcaktojë vetë çdo bashki dhe më pas të miratohet nga këshilli bashkiak. Aktualisht këshilli bashkiak i Tiranës nuk i ka miratuar tarifat e reja, ndonëse jemi në muajin e dytë të 2015. Ndërkaq përfaqësuesit janë shprehur se pas miratimit të tarifave të reja, nëse nuk do të ketë ndryshim të çmimit të biletës,
nuk përjashtojnë rritjen e saj në muajt në vijim nga 50 deri në 70 lekë, pasi sipas tyre kostot janë rritur.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com