KANADA - Mënyra më e mirë për të mos u djegur është kremi dhe të qëndrojmë larg diellit, por një kërkim i fundit ka dalë në përfundimin se ka disa ushqime që ndihmojnë po ashtu. Kërkuesit thonë se çokollata e zezë (rreth 20 gr në ditë) ndihmon që të mos digjemi.

Mos harroni që diellit duhet t’i qëndroni larg nga ora 11 deri në 3 pavarësisht se çfarë ushqimesh konsumoni. Edhe pse efekti i çokollatës është minimal, sërish, na ndihmon të mbrohemi. Të tjera ushqime janë domatet që rrisin me 33 për qind, mbrojtjen ndaj djegies.

Më pas, në listë janë patatet e ëmbla, karrotat, mangot, kajsitë, pjepri, spinaqi dhe brokoli. Shkurt, ushqime të pasura me vitamin C dhe E. Këto ndihmojnë edhe në pakësimin e rrudhave.