"Tu hiqet nënshtetësia të gjithë shqiptarëve që i janë bashkuar luftës së ISIS-it". kjo kërkesë është bërë dje në parlament nga Deputeti socialist i Fierit, Arben Çuko.
 
Ai ka kërkuar që Kuvendi t’i japë “mbështetje të plotë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të marrë nën kontroll ato xhami, që përhapin helmin e doktrinës së Shtetit Islamik dhe të nxirren të paligjshme xhamitë që nuk janë nën menaxhimin e KMSH.
 
“Të mos stepemi, por të kemi guximin t’i nxjerrim të paligjshme dhe t’i mbyllim ato xhami. Nga ana tjetër, – shtoi ai, – meqenëse ka pasur dhe nga Shqipëria trushpëlarë, trushkulur dhe trutharë që kanë shkuar të luftojnë me Shtetin Islamik,  të ndërmarrim një qasje diferencuese ndaj tyre dhe të mënjanojmë ata që kanë lyer duart me gjak: T’u heqim nënshtetësinë dhe le të bredhin në shkretëtirat e Kalifatit të tyre. Kjo është luftë e përbashkët dhe t’u japim mbështetje të plotë strukturave të ministrisë  së Brendshme, SHISH-it e të synojmë që buxhetet tyre t’i rrisim në shërbim të antiterrorizmit. T’i bëjmë sa jemi në kohë, të mos presim sa të ndodhë ndonjë gjë,” përfundoi Çuko.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)