‘Çdo i dyshimtë do ta pësojë si ai i Elbasanit’, Mziu 'pendohet' për deklaratën: Ishte për shkak te emocioneve të forta të momentit, jam kundër dhunës (VIDEO)

Kryesuesi i PD në Dibër Xhelal Mziu është bërë pishman për deklaratën që ka dhënë duke thënë se të gjithë të dyshuarit për blerje votash do ta pësojnë si Pjerin Xhuvani në Elbasan që u vra nga shoqëruesi i Gazment Bardhit. Mziu thotë se deklarata ka qenë për shkak të emocioneve të momentit ndërsa thekson se është kundër dhunës. Ndërkaq kujtojmë se pasi videoja e tij u bë virale ai e fshiu nga rrjetet sociale.

“Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.  Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve”, thotë Mziu.


Lajmi kryesor:

VIDEOLAJM/ Shokon me deklaratën Xhelal Mziu: Na i tregoni njerëzit e dyshimtë, do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit! Prokuroria e merr nën hetim


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!