Shkencëtarët gjatë hulumtimeve të fundit kanë mundur ti përgjigjen pyetjes të çdo personi që ka marrë ndonjëherë marihuan dhe të cilët kanë pyetur se sa do të jetë efekti i saj?
Sipas hulumtueseve të Universitet të Albertas ka zbuluar se kanabisi ende pengon të mësuarit deri në 24 orë pas konsumimit të tij, ndërsa efektet zhduken plotësisht deri në ditën e tretë.
Gjithashtu ekipi hulumtues ka testuar se sa kohë do të ndryshojë kanabisi aftësinë e pjesëmarrësve të tyre për të mësuar informacione të reja mbi këtë fakt.
Mirëpo nga ky hulumtim mbetet ende shumë për t’u studiuar e për të qartësuar të gjitha gjërat, por këto kërkime kanë ofruar një pikënisje për qeverinë kanadeze për të vendosur udhëzime sigurie, pasi që vendi tani ka legalizuar marihuanën.